E hënë, 24 Shkurt, 2025

“Sigurisht që do të ketë rritje të rrogave – koeficienti do të jetë 120 euro”

- Advertisement1-

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Visar Korenica, ka thënë se pritet edhe miratimi përfundimtar për Ligjin për Paga dhe hyrja në fuqi e tij.

“Ky ligj do të hyjë në fuqi në pjesën e parë të vitit 2023 – në tremujorin e parë dhe do të ndikojë pozitivisht. Me rritjen e pagave në sektorin publik do të plotësohet hapësira e krijuar si pasojë e inflacionit”, është shprehur Korenica për Klan Kosova.

- Advertisement -

Lidhur me vlerën e koeficienteve, ai ka nënvizuar se caktohet në bazë të buxhetit vjetor.

“Sigurisht që do të ketë rritje të rrogave. Koeficienti me sa kam informacion do të jetë 120 euro dhe mund të ketë ndonjë lëvizje të vogël”.

“Ka qenë padrejtësi e madhe pabarazia me paga. Me këtë ligj kjo është eliminuar dhe është sjell në më pak se pesë shkallë”.

Edhe lidhur me Ligjin për Zyrtarët Publikë, Korenica ka theksuar se synohet të sillet barabartësi në mundësi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...