E martë, 4 Shkurt, 2025

Siguria në shkollat e Prishtinës, Sadriu-Lushaku: Disa shkolla kanë filluar të aplikojnë masa të reja

- Advertisement1-

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehonë Sadriku-Lushaku, thotë se siguria në shkolla në kryeqytet është përgjithësisht e mirë, por ka ende hapësirë për përmirësime.

Në një intervistë për “Ekonomia Online” ajo ka thënë se ka pasur vështirësi në disa shkolla, porse në përgjithësi siguria ka qenë optimale. Ajo ka treguar se çdo shkollë ka krijuar mënyrat e veta për të siguruar ambientin shkollor.

- Advertisement -

Ajo gjithashtu tha se disa shkolla kanë filluar të aplikojnë masa të reja, si mbyllja e dyerve gjatë pushimeve.

“Po ka progres sepse në disa shkolla kemi aplikuar mbylljen e shkollave dhe të mos i lëmë fëmijët të dalin gjatë pushimeve jashtë shkollave dhe i kemi kontrolluar brenda gjithë shkollës, por ka hapësirë për përmirësim, dhe këtë e pranoj”, tha Sadriu-Lushaku.

Drejtori i shkollës fillore “Emin Duraku”, Visar Osmani ka folur për situatën e sigurisë në shkollën e tij, duke theksuar progresin e arritur dhe masat e ndërmarra për të siguruar një mjedis të sigurt për nxënësit.

“E dini se kohëve të fundit dukshëm numër të problemeve ndërmjet bashkëmoshatarëve, është interesant që më shumë kemi problem te shkollat fillore se sa në shkollat e mesme, kjo është edhe sipas raporteve dhe informatave që kemi, si shkollë qëndrojmë mirë. Nxënësit tanë nuk dalin jashtë oborrit të shkollës, ata ushqehen brenda dhe në oborr nuk mund të futet asnjë veturë tjetër. Shkolla monitorohet prej 42 kamerave dhe e them me përgjegjësi që është njëra ndër shkollat më të sigurta në Komunën e Prishtinës, ndërsa problemet e brendshme që janë ndërmjet moshatarëve, ato janë prezentë në të gjitha shkollat, por po mundohemi që t’i reduktojmë me më pak pasoja”, ka deklaruar Osmani.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh zgjedh kryesinë e re të Këshillit të Prindërve

Shkolla "Hamit Sejdiu" në Kërpimeh të Podujevës ka zgjedhur kryesinë e re të Këshillit...

Qortohet se nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë – 10-vjeçari kinez i hakmerret babait

Një djalë 10-vjeçar, i qortuar nga i ati për moskryerjen e detyrave të shtëpisë,...

Nxënësja Alea Dvorani, fiton “Çmimin e Parë” në manifestimin “Flaka e Janarit”

Alea Dvorani, nxënëse e shkollës "Meto Bajraktari" në Prishtinë ka fituar "çmimin e parë"...

Nga Malvina Rista: Fëmijët në Epokën Digjitale: Konsumatorë të Teknologjisë apo Krijues të Dijes?

Jemi në epokën e teknologjisë dhe informacionit, ku interneti është bërë pjesë e pandashme...