Nxënësi nga Kosova, Siar Berisha, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në garën ndërkombëtare Einstein Olympiad, duke fituar vendin e parë në kategorinë e klasave të dyta.
Falë këtij rezultati të shkëlqyer, Siari ka siguruar pjesëmarrjen në finalen ndërkombëtare që do të mbahet në Berlin të Gjermanisë, ku do të përfaqësojë Kosovën së bashku me nxënës të talentuar nga vende të ndryshme të botës, shkruan AlbanianEducation.net.

Ky sukses është dëshmi e përkushtimit, talentit dhe punës së palodhshme të Siarit, duke e bërë atë krenari për familjen, shkollën dhe gjithë vendin.
Urime Siar Berishës për këtë arritje të madhe dhe suksese në finalen e Berlinit! 🏆🇽🇰🇩🇪