E mërkurë, 6 Nëntor, 2024

Si t’ja bëj nëse fëmija qan në avion? Disa këshilla si të keni një udhëtim të qetë me vogëlushin tuaj

- Advertisement1-

Nëse për një arsye apo për një tjetër jeni detyruar të udhëtoni me fëmijën tuaj të vogël me avion, duhet të jeni e përgatitur për situata që mund të prishin rehatinë e udhëtimit të vogëlushit tuaj.

Disa prej fëmijëve janë të qetë gjatë udhëtimit dhe pjeën më të madhe të kohës janë në gjumë, mirëpo janë dhe disa fëmijë të tjerë që gjatë gjithë kohës janë duke qare.

- Advertisement -

Së pari kini parasysh të jeni ju vetë të qetë, sepse nëse ju kap paniku nuk do të jeni në gjendje të menaxhoni situatën.

Sigurohuni që të keni organizuar gjithçka, merrni një çantë që mund të mbahet në dorë me të gjitha dokumentat e udhëtimit të cilat mund t’i gjeni më lehtë.

Shkoni pak më herët në aeroport pasi kështu do të jëni më të qetë ju dhe vogëlushi juaj.

Ushqyerja me gji ose me biberon gjatë ngritjes dhe uljes do të ndihmojë për të lehtësuar dhimbjet e veshëve, pasi thithja dhe kapërcimi lehtësojnë presionin që ushtrohet në veshët e foshnjës.

Nëse fëmija juaj fillon të qajë, ai mund të ketë ftohtë, vapë, uri, mund të jetë lodhur ose mërzitur.

Një lodër e preferuar mund ta ndihmojë të shpërqendrohet, ose shikimi nga dritarja.

- Advertisement -rrrrrrr

Provoni ta çoni në anën e pasme të aeroplanit ku zhurma e motorit mund të mbulojë të qarën për të mos bezdisur udhëtarët e tjerë.

Për të evituar frekuentimin e shpeshtë të banjos nga ana e fëmijës tuaj gjatë fluturimit, gjë e cila do të prishë rehatinë tuaj, duhet të shkoni në banjo para se avioni të niset për fluturim.

Do të ishte mirë të kishit me vete diçka për të ngrënë, qoftë ajo edhe një pako me biskota apo një ushqim tjetër që fëmija juaj e ka qejf, në mënyrë që në një moment që ai do të jetë i irrituar ju të keni mundësi ta qetësoni me diçka.

Ju duhet të merrni me vete ndonjë libër për ngjyrosje, një videogame, një album me fotografi kukullash etj, në mënyrë që ta mbani fëmijën tuaj të zënë me diçka gjatë udhëtimit tuaj.

Ju duhet të mbani nën kontroll vëmendjen e fëmijës, sidomos gjatë uljes dhe ngritjes së avionit në mënyrë që ai të mos ndiejë frikë në asnjë moment. Sidomos nëse ju jeni të frikësuar, duhet të përpiqeni të mos e bëni të dukshme këtë ndjenjë tek fëmija juaj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...