E mërkurë, 22 Janar, 2025

Si t’i shpjegosh fëmijës pse njerëzit janë të ndryshëm: 5 këshilla të vlefshme

- Advertisement1-

T’i tregosh fëmijës për diversitetin dhe t’i mësosh të respektojë të tjerët siç janë, ka shumë rëndësi në mënyrën si do sillet fëmija në të ardhmen.


Fëmijët janë shumë kuriozë dhe i vënë re shumë lehtë ndryshimet mes njerëzve, pavarsisht nëse janë ndryshime fizike apo diçka tjetër. Mund të vijë një ditë që do ju pyesin: Pse ai është ndryshe? Në këtë pikë ti duhet të jesh përgatitur për përgjigjen.

- Advertisement -

Më tej keni pesë mënyra të thjeshta si t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje me kujdes dhe në mënyrën e duhur, e kështu i mësoni fëmijëve diversitetin.

Këshilla e parë është të jeni të qartë dhe të sinqertë me fëmijën. Ata nuk gjykojnë, ndaj arsyetimi do jetë më i lehtë për t’u bërë. Fëmijët i besojnë çdo gjykimi që kemi ne dhe për sa kohë flasim siç duhet me ta, do ju japim mësimet e duhura.

Tema kaq delikate si diversiteti, të qenurit ndryshe dhe pranimi i këtyre ndryshimeve, duhen folur me shumë qetësi, njësoj si për çdo gjë tjetër. Thjesht do i përgjigjeni pyetjeve disa herë më shumë, por çdo gjë tjetër do shkojë mirë.

Duhet t’i tregoni fëmijës se çdo njeri, i madh apo i vogël është ndryshe nga çdo person tjetër. Mos harroni që çdo pyetje që bën fëmija, sado e rëndë të duket është pa tendencë, thjesht kuriozitet i hapur.

Për çdo pyetje, përgjigja duhet të jetë e thjeshtë dhe e përshtatshme për moshën e fëmijës. Nxite fëmijën ta pranojë personin përballë sado ndryshe të jetë duke e ftuar të bëjnë aktivitete të ndryshme bashkë. Edhe nëse një vajzë ka vetëm një dorë, duhet ta mësosh fëmijën të shohë më të mirën tek kjo veçori. Përshembull: Si mund të bëhen gjëra me një dorë?

Edhe pse janë të ndryshëm, njerëzit kanë shumë të përbashkëta. Mësoja edhe këtë fëmijës.

- Advertisement -rrrrrrr

Mos e moho ndryshimin e personit përballë, vetëm përpiqu ta bësh të voglin të kuptoj se nuk ka asgjë të keqe tek ky ndryshim.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...