E enjte, 7 Nëntor, 2024

Si t’i inkurajojmë nxënësit të mbajnë maskat gjatë orës së mësimit

- Advertisement1-

Kur bëhet fjalë për distancimin shoqëror dhe protokollet e maskimit në shkolla, marrja e pajtueshmërisë nga nxënësit më të vegjël mund të jetë një nga sfidat më të mëdha.

Nxënësit e shkollës fillore janë shpesh kuriozë kështu që dekurajimi i tyre për të prekur njerëzit e tjerë ose për t’i detyruar të mbajnë maska mund të jetë një sfidë në institucionet edukative.

- Advertisement -

Por mbajtja e maskave nga nxënësit më të vegjël mund të realizohet, thonë ekspertët. Të ndihmosh nxënësit në shkollat fillore për t’u përshtatur me mbajtjen e maskave të fytyrës për periudha të gjata kohore për të parandaluar përhapjen e koronavirusit do të jetë i vështirë – por jo i pamundur, shprehen ekspertët.

Në fund të fundit, reagimet e nxënësve të shkollës fillore – të cilat ka të ngjarë të variojnë nga kurioziteti dhe shqetësimi tek ankthi dhe frika – mund të menaxhohen përmes komunikimit të drejtpërdrejtë në nivelin e tyre të të kuptuarit. Mënyra të tjera që mund të përdoren për të komunikuar me nxënësit më të vegjël përfshijnë aktivitete ose lojëra edukative.

Sidoqoftë, këto përpjekje nuk mund të shmangin realitetin se pandemia ka qenë një kohë e vështirë për shumë individë brenda komuniteteve shkollore duke përfshirë mësuesit, drejtuestit, nxënësit dhe stafin e pastrimit. Studentët u kthyen në klasa pas një periudhe të zgjatur larg shkollës dhe do të duhet të mësohen sërish me oraret e klasave dhe të punuarit me ritmin e mëparshëm. Disa gjithashtu mund të kenë përjetuar humbjen e familjarëve nga COVID-19, eksperienca të vështira në shtëpi, ndryshime të mëdha për shkak të situatave të pakëndëshme apo edhe problemeve financiare.

Por cilat janë hapat që mësuesit mund të marrin për të inkurajuar mbajtjen e maskave?

1-Krijimi i rutinave të reja në klasë që lehtësojnë frikën dhe shqetësimet rreth maskave dhe ndërtimi i marrëdhënieve me prindërit për të kuptuar më mirë se si të ambientohen studentët me maska. Mësuesit mund t’i pyesin prindërit për arsyen specifike pse nxënësit nuk mbajnë maskat. Pasi të kuptojnë arsyet, mësuesit mund të jenë më efektiv për të inkurajuar mbajtjen e maskave. Nëse nxënësit refuzojnë të mbajnë maska pasi ata nuk mund të lexojnë, mësuesit mund të praktikojnë leximin me maska. Nëse nxënësit refuzojnë të mbajnë maska për shkak se ato janë të frikësuar prej tyre, mësuesit mund të zhvillojnë biseda në klasë për rëndësinë e maskave. Prindërit mund të përdorin copa me ngjyra për maskat në mënyrë që ato të jenë më zbavitëse.

- Advertisement -rrrrrrr

2-Taktikat e tjera mund të përfshijnë praktikën e të lidhurit të superfuqive me maskat. Mësuesit mund t’u tregojnë nxënësve se mbajtja a maskave i bën ata të duken heronj.

3- Mësuesit gjithashtu mund të flasin për rëndësinë e maskave me secilin nxënës në orën e pushimit. Bisedat personale me nxënësit mund të jenë më efektive sesa bisedat në grupe.

Në fund të fundit, kthimi në shkollë dhe të përshtaturit me protokollet e sigurisë do të kërkojnë mbështetje për nevojat shoqërore dhe emocionale. Inkurajimi për mbajtjen e maskave mund të jetë i vështirë dhe sfidues, por jo i pamundur. Por të gjithë duhet të kuptojnë se maskat janë superfuqia e epokës së COVID-19.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

E dhimbshme: Vdes nxënësi Dijar Podvorica nga Vushtrria

Ditë e rëndë për qytetin e Vushtrrisë dhe shkollën fillore "Ali Kelmendi", të cilët...

Kompania LIRI gëzon fëmijët e Institucionit Parashkollor të lagjes “Bajram Curri”, në Prizren

Kompania LIRI ka gëzuar sot fëmijët e Institucionit Parashkollor të lagjes "Bajram Curri", në...

Nagavci: Një nga prioritetet në Strategjinë e Arsimit ’22-’26 është përmirësimi i cilësisë së arsimit të lartë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, gjatë prezantimit të Platformës Pivot-RP, ka thënë se një...

Njihuni me 13 vjeçaren nga Ferizaji e cila vendosi të punojë për t’a ndihmuar babain e saj

Dëshira e madhe për t’i ndihmuar babait të saj e shtyu të punojë që...