E premte, 22 Nëntor, 2024

Si të zhvilloni inteligjencën e fëmijëve tuaj

- Advertisement1-

Studimet tregojnë se për të patur fëmijë të zgjuar, nganjëherë “më pak është më shumë” dhe shprehja vlen për lodrat në këtë rast.

Ditët e sotme fëmijët kanë mundësi zgjedhjesh të pafundme përsa i përket lodrave: që nga ato me bateri e deri tek platformat dixhitale. Fëmijët e sotëm mund të rrinë para ekranit të televizorit apo kompjuterit deri në 8 orë në ditë, diçka e paimagjinueshme për prindërit e viteve të mëparshme.

- Advertisement -

Një studim i bërë në Universitetin e Toledos mbi numrin e shumtë të lodrave të fëmijëve, sugjeron jo vetëm kohë të limituar para ekranit, por edhe numër të limituar lojrash.

Studimi tregon se të vegjlit kanë cilësi më të mirë të lojës kur luajnë më 4 lodra në vend të 16 të tillave. Ja tek sjellin 6 arsye pse numri i kufizuar i lojrave mund të sjellë benefice për trurin e fëmijëve tuaj.

1. Fëmijët që luajnë me më pak lodra kanë përqendrim më të mirë

Me shumë lodra nëpër duar, fëmijët “hidhen” nga një aktivitet tek një tjetër, pa u përfshirë tërësisht në një aktivitet të caktuar.

Fëmijët zhvillojnë fokusimin e tyre kur kanë më pak mundësi zgjedhjeje. Krahasojeni këtë gjë me veten tuaj, kur keni njëkohësisht shumë gjëra për të bërë në punë.

2. Fëmijët me më pak lodra janë më kreativë

- Advertisement -rrrrrrr

Duke patur shumë opsione lojrash, fëmijët pengohen të zhvillojnë sa më shumë imagjinatën e tyre.

Fëmijët janë të predispozuar të krijojnë lojra kur kanë më pak mjete në dispozicion dhe kjo është diçka shumë e mirë për imagjinatën e tyre.

3. Fëmijët me më pak lodra kanë aftësi më të mira sociale

Kur nuk hutohen nga argëtimet e pafundme, fëmijët janë më të predispozuar të fokusohen tek njerëzit rreth tyre, si të rritur edhe fëmijë. Kështu, ata mësojnë aftësitë e komunikimit dhe interaktivitetit me të tjerët.

4. Fëmijët me më pak lodra mësojnë të vlerësojnë atë që kanë

Të vegjlit që kanë më pak lodra nuk i falin ato lehtë tek të tjerët. Ata e dinë se kanë pak gjëra në posedim, ndaj janë të predispozuar t’i mbajnë mirë dhe t’i vlerësojnë ato, pasi e dinë se janë gjithçka kanë.

5. Fëmijët me më pak lodra janë të predispozuar të fokusohen tek librat, artet dhe eksperiencat

Kur fëmijët kanë pak lodra, është më e lehtë t’i marrësh me vete në muze, në park për një shëtitje, apo të ulesh e të lexosh një libër dhe të bëjnë pikturë. Ata kanë mundësi më të madhe për të krijuar eksperienca se sa po të kenë male me lojra plastike me ngjyra dhe drita në shtëpi.

6. Fëmijët me pë pak lodra mësojnë të zgjidhin problemet më shpejt dhe të këmbëngulin më shumë se ata që kanë shumë lodra

Kur fëmijët kanë shumë lodra në dispozicion dhe nuk e studiojnë me vëmendje se si funksionon një lodër e caktuar, mund të ketë shumë mundësi që të heqin dorë dhe të shkojnë tek një lodër që u duket më e lehtë në përdorim. Ata mund të kenë vështirësi në zhvillimin e përqendrimit mendor, vështirësi për t’i shkuar gjërave deri në fund dhe vështirësi në durim.

Pra, siç shihet, të rrisësh një fëmijë, nuk do të thotë t’u japësh sa më shumë materiale plastike, por t’u mundësosh atyre të mendojnë me kreativitet, gjë që mund të influencojë tek ata në të ardhmen.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...