Fëmijët me IQ (inteligjencë) mbi mesataren dhe mbindjeshmëri të thellë janë në rritje, por shpesh askush – nga prindërit, shkolla, tek shoqëria – nuk dinë si t’i mbështesë siç duhet.
Rezultati: fëmijët e talentuar shpesh lihen mënjanë.
Karakteristika unike
Prindërit e vëmendshëm vërejnë menjëherë nëse fëmija posedon karakteristika të veçanta sasiore dhe cilësore: në bërjen e pyetjeve, në kërkimin e përgjigjeve, në demonstrimin e shpejtësisë në funksione të caktuara zhvillimore. Ndonjëherë, megjithatë, këta fëmijë i përkushtohen vetëm aktivitetit që e shohin interesant dhe këmbëngulin të bëjnë vetëm atë. Ata kurrë nuk lodhen, gjithmonë kërkojnë të thellohen, kërkesa për të rriturit është e vazhdueshme. Disa kanë karakteristika të hiperaktivitetit. Por padyshim që nuk ka një rast që i ngjan tjetrit. Në lojëra, për shembull, ka nga ata që preferojnë rutinën dhe ata që e urrejnë dhe kurrë nuk janë të kënaqur me ndryshimin.
Rëndësia e zhvillimit të ekuilibruar
Daniela Lucangeli, profesoreshë e psikologjisë së zhvillimit në Universitetin e Padovës dhe presidente e Mind4children, shpjegoi se aftësia e tyre quhet hiper-dhuruar sepse i referohet sasisë së inteligjencës: hiper-dhuruar, domethënë më inteligjente se norma.
Individët me potencial të lartë janë individë me mundësi zhvillimi mbi mesataren. Këto mund t’i referohen fushave shumë të ndryshme: shkollore, artistike, motorike dhe socio-emocionale. Megjithatë, pak i njohin ato.
Në nivelin arsimor, rreziku është të rritet cilësia që ekziston, ndërsa zhvillimi i shëndetshëm ka nevojë për harmonizim, kushtet që mund të çojnë në një çekuilibër duhet të shmangen.
Në shkollë rezultatet nuk janë gjithmonë të shkëlqyera
Do të ishte e rëndësishme që mjedisi i shkollës të ishte gjithashtu i përshtatshëm për karakteristikat e tyre. Shpesh ne përballemi me fëmijë me funksion të lartë njohës të cilët nuk kanë kënaqësinë që duhet të kenë në klasë. Nëse ata nuk kanë karakteristikat cilësore të performancës por ato të divergjencës, domethënë një përpunim të thellë dhe akut, në performancën në shkollë ata nuk mund të japin rezultatet që priten prej tyre. Kjo mund të çojë në humbjen e vetëvlerësimit, braktisjen e shkollës dhe izolimin shoqëror.
Ne duhet të krijojmë një sistem në të cilin familja, shkolla dhe konteksti shoqëror duhet të mbështesin tërësinë. Specialisti është thelbësor sepse sqaron situatën, profilin, karakteristikat dhe sugjeron se si të veproni. Por pastaj duhet trajnim i përbashkët. Komuniteti i mësuesve duhet të dijë si t’i shoqërojë këta fëmijë.
Njëzet vjet më parë fëmijët me inteligjencë mbi normalen ishin 1.5 përqind e totalit ndërsa sot kjo përqindje është rritur në 5%.