E diel, 19 Janar, 2025

Si të sillemi me fëmijët kokëfortë? Ja këshillat e doktorëve

- Advertisement1-

A ke kaluar sot një kohë të bukur gjatë shëtitjes në park?

A keni shëtitur bashkë në një mëngjes të bukur dhe në kohën kur doje të kthehesh në shtëpi, fëmija refuzoi, madje filloi të bërtasë apo qan ?! Jo vetëm kaq, por ai/ajo fillon të shtrihet përtokë, përplas këmbët dhe shtrëngon dhëmbët derisa t’i plotësohet dëshira.

- Advertisement -

Një skenë e tillë mund të përsëritet shpesh dhe ti vazhdon të mos dish si të reagosh. Kjo do të thotë që fëmija yt është në një krizë zemërate dhe irritimi. Por, pse ndodhin këto kriza?

Padyshim që nënat nuk ndihen mirë kur shohin fëmijët e tyre të përpëliten herë të gëzuar dhe të ngazëllyer dhe herë të tjera të tensionuar dhe të nevrikosur. Ajo që nuk dinë shumë nëna, është se këto kriza nervozizmi dhe inati, janë të dobishme për fëmijën, pasi nëpërmjet tyre fëmija shkarkon tensionin e tij, gjë e cila konsiderohet si normale për të. Këtë ai e bën nëpërmjet ulërimave, bërtitjes, goditjes dhe kërcimeve përpjetë.

Dr. Darla Miler, në librin e saj “Udhëzues praktik për fëmijët” shprehet se aftësia e fëmijës për tu gëzuar, për të pasur kujdes dhe për tu nevrikosur fillon e formohet para se të mbushë gjashtë muaj. Kur ai mbush nëntë muaj, këto ndjenja fillojnë e shtohen befasisht duke i ngjarë një shpërthimi.

Duke u rritur, fëmijët fillojnë të mësojnë gradualisht si ti shprehin këto ndjenja në mënyrë të pranueshme. Por aftësia e vetëkontrollit tek fëmijët, nuk zhvillohet paralelisht me aftësinë e shprehjes së ndjenjave të tyre. Prandaj fëmijët shpërthejnë në kriza zemërate dhe inati, përkundrazi me atë që ndodh tek të rriturit të cilët kanë logjikën si gjykatës

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...