Nëse ne nuk e përdorim mirë gjuhën tonë shqipe, nuk e shkruajmë siç duhet atë, kush do ta bëjë tjetër?!
Ky artikull ju vjen në ndihmë duke ju informuar për llojin e tastierës dhe programit që duhet të përdorni për të shkruar drejtë fjalët në shqip me “ë” dhe “ç” edhe kur jeni përpara kompjuterit.
Tanimë materialet tuaja në word të cilat ju duhen për punën, mësimdhënien, apo shkollën do të mund t’i shkruani ashtu siç duhet, në shqip, duke përdorur shkronjat aq të munguara dhe të “të lëna pas dore” “ë” dhe “ç”. Kryesorja është që tastiera juaj e kompjuterit të jetë italiane, sepse nga ana vizive (këto shkronja janë të dukshme në taste) ajo përputhet dhe me programin që do të instaloni. Pasi të keni siguruar këtë lloj tastiere ju duhet të veproni në këtë mënyrë:
Hapi parë
Shkarkoni programin e krijuar nga “Albacomputer” në këtë link:
Tastiera Italo-Albanese per Windows Xp, Vista, 7, 8
Hapi dytë:
File-in .zip duhet ta dekompresoni dhe klikoni tek setup.exe që të instaloni tastierën.
Afër orës së kompjuterit shfaqet ikona e tastierës italisht dhe shqip. Për të shkruar në gjuhën shqipe mjafton të klikoni me mouse mbi SQ Albanese (Albania) ose mund të shtypni ALT dhe Shift.
Siç e shihni kjo tastierë është shumë praktike sepse tasti aktual “ç” mbi tastierën italiane është udhëzues për shqiptarët.
Gjithashtu dhe tasti me shkronjë “è” është i ngjashëm me shkronjën tonë “ë”. Për të shkruar me shkronjat e mëdha “Ç” dhe “Ë” mjaftojnë rregulla standarde me tastin shift.
Për shqiptarët që përdorin tastierën italiane dhe që nuk kanë për të shkruar italisht çdo ditë mjafton ta lënë “Predefinito” gjuhën e tastierës në shqip dhe nuk kanë për t’u lodhur ta ndërrojnë me mouse ose me Alt dhe Shift.
Për të mësuar më në detaje mbi programin dhe tastierën që ju mundësojnë shkrimin drejt me “ë”dhe me “ç” të gjuhës shqipe, ju vjen në ndihmë video e më poshtëme.
portalishkollor