E shtunë, 25 Janar, 2025

Si të regjistroni fëmijën tuaj në klasën e parë, dokumentet dhe procedura

- Advertisement1-

Artikulli më poshtë përmbledh hapat e procedurës dhe dukumentet që duhet t’i keni parasysh për të regjistruar fëmijën tuaj në klasën e parë. Kanë të drejtë të regjistrohen në klasën e parë, në e-Albania, të gjithë nxënësit që mbushin 6 vjeç deri në 31 dhjetor të këtij viti kalendarik.

Shërbimi elektronik “Regjistrimi në klasë të parë” u vjen në ndihmë nxënësve të cilët duhet të regjistrohen në klasën e parë në shkollat e arsimit bazë parauniversitar. Kanë të drejtë të regjistrohen në klasën e parë të arsimit fillor të gjithë nxënësit që mbushin 6 vjeç deri në 31 dhjetor të këtij viti kalendarik.

- Advertisement -

Personi që ushtron përgjegjësinë prindërore mund të bëjë një aplikim online, ku plotëson të dhënat e nevojshme të formularit.

Nxënësit i lejohet të regjistrohet në institucionin arsimor publik që mbulon vendbanimin e personit që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit. Harta e mbulimit të territorit, e miratuar nga NjVV-ja, respektohet gjatë regjistrimit të nxënësve në klasën e parë.

Aplikimi për regjistrim në klasën e parë mund të bëhet duke filluar nga data 8 Korrik 2024 deri më datë 31 Gusht 2024, ora 23:59.

Dokumentacioni i nevojshëm

Dokumente që ngarkohen nga aplikanti:

Dokumenti i kujdestarisë ligjore (vetëm në rastet kur aplikimi për regjistrim kryhet nga personi që ka kujdestarinë ligjore).

- Advertisement -rrrrrrr

Hapat e procedurës

1.Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;

2.Zgjidhni shërbimin “Regjistrimi në klasë të parë”;

3.Klikoni butonin “Përdor”;

4.Plotësoni formularin e aplikimit dhe klikoni “Dërgo”;

5.Aplikimi mbërrin në shkollën përkatëse ku nxënësi dëshiron të regjistrohet dhe shkolla fillon procedurën për trajtimin e kërkesës;

6.Shkolla regjistron nxënësin kur është kryer procedura dhe është ngarkuar dokumentacioni i nevojshëm sipas kriteve të përcaktuara;

7.Shkolla njofton elektronikisht aplikuesin në rast pranimi ose mospranimi të regjistrimit brenda 10 ditësh nga momenti i dërgimit të aplikimit;

8.Në rast mospranimi, personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, vazhdon aplikimin brenda afatit në institucionin arsimor ku i takon regjistrimi i fëmijës.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit është 10 ditë dhe është pa pagesë.

©Portali Shkollor-

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kompania Pestova gëzon parafillorët e shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë, iu dërgon Vipa Chips

Kompania Pestova nga Vushtrria vazhdon të gëzojë nxënësit si në fshatra ashtu edhe në...

Pensionohet arsimtari Jusuf Jusufi nga Prishtina

Është pensionuar sot Jusuf Jusufi, arsimtar i historisë në shkollën "Shkëndija" në Hajvali, shkruan...

Vdes studentja Fatjeta Maçastena nga Podujeva

Ka vdekur studentja Fatjeta Maçastena. Njoftimin e ka dhënë Kolegji AAB. Njoftimi nga Kolegji AAB: Telegram...

SBASHK me njoftim të rëndësishëm për mësimdhënësit e Vitisë

SBASHK ka publikuar emrat e pjesëmarrësve nga Vitia për trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike...