E diel, 24 Nëntor, 2024

Si të qetësoni një foshnjë kur qan – Këshilla për prindërit

- Advertisement1-

Qetësimi i foshnjës që qan; Këshilla të rëndësishme për prindërit.

Në përgjithësi, gjatë muajve të parë pas lindjes, është mirë të reagoni menjëherë kur foshnja qan. Mos mendoni se po e llastoni, nëse mundoheni ta qetësoni, shkruan “Living”.

- Advertisement -

Studimet kanë treguar se reagimi i shpejtë dhe i ngrohtë ndaj foshnjës që qan, bën që ajo të jetë më e qetë dhe të flejë më mirë gjatë natës, transmeton lajmi.net.

Nëse foshnja qan për një kohë të gjatë, ju rekomandojmë të listoni nevojat që mund të ketë.

– A është e uritur?

-Mos vallë i duhet ndërruar pelena? -Mos vallë duhet të gromësijë?

– Mos ndoshta ka vapë ose ftohtë?

– Ndoshta ka nevojë të thithë diçka, qoftë gishtin, apo biberonin e rremë.

- Advertisement -rrrrrrr

– Ndoshta do që të lëvizë, të tundet, të përkëdhelet, t’i flas me zë të ëmbël e t’i këndoj.

– Mos ndoshta duhet të ndërrojë pozicion? Mos vallë po e pickon, shpon apo shtrëngon diçka?

-Mos ndoshta ka luajtur dhe është lodhur më shumë se ç’duhet? Mos vallë ka nevojë të qajë për njëfarë kohe? Mundohuni të plotësoni fillimisht nevojat më thelbësore të foshnjës. Në rast se problemi është uria, atëherë ushqejeni menjëherë. Nëse fëmija qan fort, kontrolloni nëse e shpon apo e pickon diçka. Nëse ndihet ngrohtë, nuk është e lagur, është ushqyer dhe ka pushuar mirë, por nuk pushon së qari, kini parasysh sugjerimet e mëposhtme, të cilat mund jenë shumë të dobishme:

-Mundohuni ta mbështillni me një batanije (shikoni faqen 260).

-Folini apo këndojini ëmbël duke e kthyer përballë vetes.

-Përkëdheleni lehtë te koka ose fërkojeni në kraharor apo shpinë.

– Jepini gishtin tuaj apo diçka tjetër që ta thithë teksa e tundni apo e shëtisni me një ritëm të caktuar.

-Lëvizeni ngadalë, tundeni duke e mbajtur në krahë, duke ecur me të, të mbështetur te shpatulla juaj ose duke e mbajtur para vetes në mbajtësen kangur.

– Vini muzikë të lehtë në sfond.

-Mbajeni foshnjën të shtrirë barkas në prehër.

– Ngrijeni lart, mbështeteni te shpatulla apo kraharori juaj.

– Vendoseni foshnjën në ndenjësen e saj të makinës dhe dilni për një xhiro.

-Bëjini një banjë me ujë të ngrohtë ose vendosni një shishe me ujë të ngrohtë, jo të nxehtë, mbi barkun e saj.

-Dilni jashtë dhe shëtiteni me karrocë.

-Bëni sa më pak zhurmë dhe mbani sa më pak drita në mjedisin ku ndodhet foshnja. Mundohuni të bëni zhurma boshe e të vazhdueshme, si zhurma monotone e fshesës me korrent apo mund të regjistroni zhurmën e dallgëve të detit. Kjo mund t’i qetësojë dhe t’i vërë në gjumë foshnjat, pasi mbyt të gjitha zhurmat e tjera.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...