E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Si të punoni nga shtëpia me fëmijë

- Advertisement1-

Nga Andrew Alleman


Këto ditë, shumë nga ne duhet të punojnë nga shtëpia. Përveç kësaj, edhe fëmijët janë në shtëpi. Të vësh në baraspeshë punën dhe argëtimin përderisa punon nga shtëpia është mjaftueshëm e vështirë. Të punosh në shtëpi me fëmijë, është akoma më e ndërlikuar.

- Advertisement -

Në vazhdim, ju ofrojmë disa këshila që do t’ua lehtësojnë punën nga shtëpia me fëmijë.

Krijojeni hapësirën tuaj

Përpiquni të gjeni një hapësirë në shtëpi që do të jetë vendi juaj i punës. Megjithëse mund të duket më lehtë veç të uleni në divan me laptopin tuaj, në hapësirat e përbashkëta ka shumë shpërqëndrime. Më së mirë është nëse mund të caktoni një dhomë, ballkon apo hapësirë tjetër si vendi juaj i punës. Nëse kjo nuk është e mundur, vendosni një tavolinë që do të jenë zona juaj e punës dhe në të cilën nuk do të kenë çasje të tjerët. Bëni çfarëdo që mundeni për të krijuar një hapësirë personale. Pastaj, caktoni rregulla. Për shembull, “kur nëna është ulur në tavolinë, mos i pengo.”

Vendosni një orar

Përveç caktimit të hapësirës së punës, vendosni edhe orare për punë dhe lojë. Le të dihet kur do të punoni e kur planifikoni të pushoni. Për shembull, mund t’ju thoni fëmijëve që do të punoni nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 11, dhe pastaj do të keni një pauzë 30 minutëshe për të luajtur me ta. Nëse natyra e punës suaj nuk jua lejon të bëni orar të këtillë, atëherë krijoni një simbol që do të tregojë kur jeni duke punuar e kur jo. Një shenjë që do të vendosni në tavolinë mund ta kryejë këtë punë shumë mirë. Njerëzit që punojnë nga shtëpia rrëfejnë se me punën nga shtëpia është e vështirë të vendosësh kufij dhe mund të përfundosh duke punuar gjithë ditën. Prandaj, vendosja e orarit mund t’ju ndihmojë. Nëse keni fëmijë që vegjël që bëjnë gjumë gjatë ditës, apo flejnë herët në mbrëmje, bëjeni kohën e tyre të gjumit kohë punë.

Përdorni kufje

- Advertisement -rrrrrrr

Shumica e njerëzve nuk mbajnë kufje në hapësira të punës. Tani që gjërat kanë ndryshuar, mund të jetë ide e mirë të investoni në një palë kufje të mira për të punuar nga shtëpia. Përdorini ato për ta shmangur zhurmën dhe për t’u përqëndruar në punë. Nëse nuk ju pëlqen të dëgjoni muzikë, mund të dëgjoni zhurmë të bardhë apo tinguj të tjerë që do t’ju ndihmojnë të përqëndroheni.

Vendosni një sistem shpërblimi

Vendosni një sistem shpërblimi që do t’i falënderojë fëmijët kur respektojnë hapësirën dhe orarin tuaj të punës. Për shembull, jepini atyre një yll çdo ditë që respektojnë hapësirën tuaj të punës. Shpërblejini me një desert, apo film që do të shikoni së bashku, etj.

Jepini fëmijëve projekte

Në kohën që do të jeni e zënë, sigurohuni që edhe fëmijët të jeni. Bëjeni kohën e tyre të leximit, detyrave apo televizorit të përkojë me kohën tuaj të punës. Lejojini t’i bëjnë gjërat që kërkojnë në atë kohë kur ju duhet të jeni duke punuar.

Përshtatja: supergrate

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...