E diel, 24 Nëntor, 2024

Si të punojmë me nxënësit që kanë vështirësi në lexim

- Advertisement1-

Po çfarë do të bëhet më këta nxënës? A mund të kalohet kjo vështirësi? A duhet të vazhdojmë me të njejtën metodë, apo me këta nxënës duhet të ndryshojmë metodën e punës?

Për arsye nga më të ndryshmet, ndodh që nxënësit e ciklit fillor kanë vështirësi në lexim. Këta nxënës mund të bëjnë përpjekje për të lexuar, por pa ndonjë përmirësim ose kanë një përparim të ngadaltë e të papërfillshëm. Zakonisht këta nxënës shqetësohen para leximit dhe ndodh që, nga frika se mos gabojnë e bëhen objekt talljeje, nuk pranojnë të lexojnë me zë të lartë.
Po çfarë do të bëhet më këta nxënës? A mund të kalohet kjo vështirësi? A duhet të vazhdojmë me të njejtën metodë, apo me këta nxënës duhet të ndryshojmë metodën e punës?

Puna me këta nxënës mund të fillohet në çdo kohë.

- Advertisement -

Si fillim, bëhet një test diagonstikues për të parë problemet dhe vështirësitë që ka ky (këta) nxënës.

Pastaj ndërtohet një plan pune, për të cilin duhet bashkëpunuar edhe me familjen, në mënyrë që nxënësi të motivohet sa më shumë në arritjen e rezultateve.

Ky plan ka për qëllim:

–          Përmirësimin e aftësive për të lexuar.

–          Kuptimin e asaj çfarë lëxojnë.

–          Rritjen e besimit të nxënësit.

- Advertisement -rrrrrrr

–          Nxitjen e motivimit për të lexuar.

Puna me këta nxënës kalon në disa faza.

Në fazat e para duhet të punohet shumë për të krijuar një atmosferë emocionale pozitive, me qëllim që të ngjallë interesin për librat e për leximin në veçanti. Si nxitje, mund të përdoret dhe motivim në formë dhurate e cila jo doemos mund të jetë materiale.

Faza e parë:

Në këtë fazë qëllimi është që të përmirësohet saktësia në lexim. Për këtë, nxënësi duhet të lexojë më zë të lartë një pjesë deri në 10 rreshta, disa herë, deri sa t’a lexojë pa gabime. Duhet treguar kujdes që teksti të jetë me shkronja të një madhësie mbi mesataren. Nxënësi duhet këshilluar që të lexojë ngadalë, pa u nxituar dhe saktë. Gjithashtu i duhet vënë detyrë që, nëse fjalët lexohen gabim, duhet t’i korrigjojë në moment. Ndërkohë që nxënësi lexon, mësuesi (ose prindi) duhet t’a ndjekë leximin e nxënësit dhe të mbaje shënim gabimet. Pas leximit, nxënësi duhet të rikthehet të rilexojë saktë fjalët që kishte vështirësi. Nxënësi duhet të lavdërohet dhe inkurajohet për çdo përpjekje që bën.

Faza e dytë:

Është rritja e shpejtësisë së leximit. Nxënësi do të lexojë 2 herë një pjesë prej 10 rreshtash duke i matur kohën e leximit. Qëllimi është që, herën e dytë, nxënësi të lexojë më shpejt se herën e parë dhe t’i vihet në dukje kjo arritje.

Faza e tretë:

Kombinimi i leximit të saktë me lexim të shpejtë. Udhëzimet janë si në dy fazat e mëparshme.

Faza e katërt:

Rritja e vetëbesimit. Në këtë fazë mund të punohet me çifte nxënësish. Zakonisht vihen bashkë nxënës të ngjashëm për sa i përket shkallës së leximit. Nxënësit lexojnë dhe korrigjojnë njëri-tjetrin. Nxënësit duhet të jenë të vëmendshmë për ta kapur gabimet e tjetrit.

Faza e pestë:

Në këta fazë bëhen lexime në grup duke zhvilluar lojra. Si psh: të lexohen vetem fjalët që përmbajnë shkronjën A, të lexohen fjalët që tregojnë sende, të gjejnë një fjalë dhe të thonë fjalën me kuptim të kundërt apo të përafërt etj.

Në këtë faze, duhet që nxënësit t’u përgjigjen pyetjeve në lidhje më përmbajtjen apo

personazhet. Kjo gjë thellon të kuptuarit e pjesës.

Në këta fazë, nxënësi mund të inçizojë veten duke lexuar një pjesë disa here, me qëllim përmirësimin e leximit, pasi të dëgjojë veten.

Gjatë të gjitha fazave, mësuesi duhet të mbajë kontakt më prindërit, që t’iu raportohet ecuria, apo për të bashkëpunuar me detyrat dhe qëllimet e secilës fazë.

Gjatë fazës së fundit nxënësi lihet të zgjedhë një libër jashtë klase dhe ta lexojë me qëllim që të tregojë në klasë pjesë nga përmbajtaj e tij.

Nëse këto faza kalohen më sukses, nxënësit fillojnë të ndiejnë kënaqësi, fitojnë vetëbesim dhe arrijnë të lexojnë sipas standarteve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...