E premte, 13 Dhjetor, 2024

Si të përgatisni në furrë makarona të vogla me mish

- Advertisement1-

Një recetë fantastike, përgatitet shumë lehtë dhe thjeshtë por ka një shije të mrekullueshme që të kënaq nepsin dhe oreksin.

Makaronat e vogla, të njohura gjerësisht si klitharaqe, vidhe apo makarona në formë elbi pavarësisht emrit me të cilin i njohim ato shndërrohen në një ushqim të shijshëm e të shëndetshëm në çdo recetë gatimi.

- Advertisement -

Përdorni dy herë në ditë dhe do të humbni 38 kg!

Barku i varur do të zhduket menjëherë! Minus 9 kg në 7 ditë!

Ju sjellim më poshtë recetën fantastike të tavës me makarona të vogla dhe mish të pjekura në furrë.

Ky është gatim me shije të shkëlqyer i cili mund të shoqërohet me sallata të freskëta të stinës, sallatë jeshile, spinaq, perime të pjekura, byrekë të ndryshëm shtëpie, bukë e thekur etj.

Kjo recetë mund të përgatitet me lloje të ndryshme mishrash sipas preferencës, mund të përgatitet me mish qengji, mish viçi apo edhe mish pule.

Përbërësit

- Advertisement -rrrrrrr

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

4-5 thela mishi (viçi, qengji ose pule sipas preferencës)

500 gr makarona të vogla

2 kokrra qepë

2 karrota

4 kokrra domate

Vaj ulliri

Kripë

Piper të zi

Piper të kuq

Përgatitja

Si fillim, ju udhëzojmë që të vendosni thelat e mishit në një tenxhere me vaj ulliri dhe më pas vendoseni në zjarr.

Kaurdisini thelat nga të gjitha anët dhe më pas shtoni qepët e grira hollë.

Vijoni t’i kaurdisni bashkë dhe kur volumi i qepëve të bjerë shtoni karrotat e grira, e më pas domatet e grira dhe lërini derisa të mbeten me pak lëng.

Më pas, AgroWeb ju udhëzon të shtoni 4 gota ujë, shtoni kripën dhe piperin e kuq e të zi dhe lërini të zjejnë përreth 15-20 minuta.

Hidhni makaronat e vogla në tavë. Vendosni thelat e mishit dhe mbulojeni tavën me lëngun e mishit, domateve dhe qepëve.

Nëse uji ka shteruar shumë shtoni edhe pak ujë.

Futeni tavën të piqet në furrë me 180 gradë përreth 40 minuta. Në fund kur ta servirni, sipas preferencë mund t’i shtoni edhe pak piper djegës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Më 28 Nëntor bëhet promovimi i Shoqatës ILIRIADA dhe mësimi plotësues i gjuhës shqipe në Antwerp të Belgjikës

Shoqata Shqiptare ILIRIADA në Antwerp të Belgjikës më 28 Nëntor do të bëjë promovimin...

Mësuesja Lena Pemati del ne pension: Nëse ligji do e lejonte do të doja të isha ende pranë nxënësve

Lena Pemati ka dhënë mësim prej 28 vitesh dhe tashmë ka dalë në pension,...

Pensionohet Profesori Murat Gashi nga Komorani i Drenasit

Është pensionuar profesori Murat Gashi nga Komorani i Drenasit, pas më shumë se 40...

Ekipi Darn nga Kosova shpërblehet për idenë më inovatore në rajon

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) të enjten organizoi në Tiranë finalen dhe ceremoninë e...