E hënë, 14 Tetor, 2024

Si të njohim simptomat Covid-19 tek fëmijët, bazuar në këshillat e pediatërve

- Advertisement1-

A janë prindërit të sigurt nga të gjitha këshillat e mjekëve në lidhje me Covid-19 te fëmijët?

Asnjë prind nuk dëshiron që fëmija i tyre të ketë përjashtim nga ajo çfarë mjekët kanë deklaruar.

- Advertisement -

“Në kemi pasur 90 fëmijë të cilët kanë humbur jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vetëm disa muaj”- tha Dr Sean O’Leary.

Ndërsa një numër i madh shkollash dhe univeritetesh në të gjithë vendin kanë filluar orët e mësimit, frika midis familjeve është në rritje. Mirëpo pyetja e cila po i mundon të gjithë prindërit është se, a do të jen të sigurt tani fëmijët?

Tashmë ka pasur një rritje prej 90% të numrit të rasteve të infektuara me covid-19 midis fëmijëve në të gjithë SHBA vetëm në katër javët e fundit, sipas të dhënave nga APP.

Në Florida, ku shumica e shkollave publike nuk janë hapur akoma, shtatë fëmijë kanë humbur jetën.

Për shkak se shumica e fëmijëve kanë qëndruar në shtëpi gjatë periudhës së pandemisë në fillim, nuk është për t’u habitur që numri i rasteve të fëmijëve të infektuar ishte i ulët.

“Fëmijët thjesht nuk kanë pasur shumë kontakte me mjedisin e jashtëm”- tha korrespodenti kryesor i mjekësisë për CNN, Dr Sanjay Gupta.

- Advertisement -rrrrrrr

“Ndërsa ne po shohim që fëmijët dita ditës kanë më shumë kontakte me njerëzit jashtë, ne po shohim që numrat po rriten. Dhe ata porriten me një ritëm gjithnjë e më të shpejtë. Kjo është arsyeja pse unë jam i shqetësuar për shkollat”- shtoi ai.

Cilat janë simptomat?

Simptomat e Covid-19 janë të njëjta tek fëmijët sikurse tek të rriturit.

“Nëse shikoni listën e gjatë të simptomave si bllokim, kollë, ethe, humbjen e ndjenjës së aromës, të gjitha këto mund të ndodhin si në të rriturit ashtu edhe në fëmijët” -tha O’Leary.

Shenjat e tjera kryesore përfshijnë vështirësi në frymëmarrje, skuqje, veçanërisht ajo që po përhapet shpejt, mungesë energjie dhe problemet e mbajtjes së një fëmije zgjuar, tha pediatri Dr. Daniel Cohen.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...