E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Si të ndihmojmë nxënësit me nevoja të veçanta?

- Advertisement1-

Nxënësit me nevoja të veçanta, mund të kenë nevoje unike për të mësuar, aftësi shoqërore dhe komunikim, prandaj mësuesit do të kenë nevojë për strategji për t’u informuar për disa fusha.

Janë disa ide të thjeshta që ndihmojnë mësuesit të adresojnë disa nga nevojat që kanë këto nxënës në jetën e përditshme.

- Advertisement -

Nxënësit me nevoja të veçanta, mund të kenë nevoje unike për të mësuar, aftësi shoqërore dhe komunikim, prandaj mësuesit do të kenë nevojë për strategji për t’u informuar për disa fusha. Janë disa ide të thjeshta që ndihmojnë mësuesit të adresojnë disa nga nevojat që kanë këto nxënës në jetën e përditshme.

Bashkëpunimi

Kur është e mundur, mësuesit duhet të përdorin interesat, aftësitë, pikat e forta, fushat e ekspertizës si dhe mjete për mësimdhënien. Duhet të krijojnë një bashkëpunim pozitiv duke: frymëzuar për të lexuar dhe shkruar, si dhe llogaritur veprime matematikore, duke u bazuar në fushat bazë të mësimdhënies.

Bëni veprime që të flasin

Ka raste që një pjesë e vogël e nxënësve dominojnë në bisedat e grupeve të vogla dhe diskutimet në të gjithë klasën. Është e rëndësishme që këto nxënës të kenë mundësi të ndajnë dhe të sfidojnë idetë, duke bërë pyetje dhe përgjigjur pyetjeve të ndërsjella. Kjo siguron që të gjithë të kenë mundësi për të komunikuar. Në ketë rast mësuesit duhet të vendosin struktura dhe aktivitete që lejojnë ndërveprim në klasë në momente të duhura. Gjithashtu mësuesit mund të ofrojnë mundësi për komunikim duke I inkurajuar dhe mbështetur idetë.

Merrni parasysh të shkruarit me shkrim

- Advertisement -rrrrrrr

Duke qenë se shkrimi mund të jetë një burim kryesor i tensionit dhe kurajës, për nxënësit me nevoja të veçanta, disa nxënës nuk mund të shkruajnë fare dhe disa të tjerë mund të shkruajnë më shumë. Inkurajimi duhet dhënë i qetë dhe i butë, ku të përpiqet të bëjë disa shkrime-një fjalë, një fjali apo disa rreshta, por jo aspak. Ka raste që mund ta lejosh të përdorë edhe kompjuter, apo makinë shkrimi për ndonjë mësim te veçantë. Kjo zhvillon aftësitë e tyre motorike.

I ndihmoni në organizimin e vendit ku studiojnë

Ka nxënës që janë shumë të organizuar, por ka të tjerë që kanë nevojë për mbështetje, për të gjetur materialet,për t’u bërë gati për orët pasardhëse etj. Merrni parasysh zbatimin e strategjive mbështetëse që të gjithë nxënësit mund t’i konsiderojnë të dobishme. Strukturimi i kësaj kohe çdo ditë mund t’iu japë mundësinë nxënësve të jenë të organizuar dhe të zhytur në mendime se koha iu ka ikur pa kuptuar. Aftësitë specifike mund të mësohen gjatë kësaj kohe.

Krijoni një ambient të rehatshëm

Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm të të mësuarit mund të jetë po aq thelbësor për suksesin e një nxënësi, sa çdo strategji mësimore apo mjet mësimor. Nxënësit duhet të jenë më të përgatitur për të mësuar në vendet ku mund edhe të pushojë dhe të jenë më rehat, pra të kenë edhe një dhomë të përshtatshme për disa lëndë të tjera, ku ndoshta nuk mund të punojnë së bashku me të tjerët. Sa më të dashur dhe të sjellshëm të jemi me ta, aq më shumë pritshmëri do të kemi nga to në të ardhmen.

Punoi: FLORINDA PALAJ

Portali Shkollor-

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...