Sytë dhe goja janë pikat hyrëse më të zakonshme të një virusi.
Prekja e fytyrës me duar të palara është shpesh një veprim i pavullnetshëm që ka pasoja të rënda, sidomos në rastet e virozave, epidemive dhe pandemive, shkruan “AgroWeb”.
Një veprim i tillë, në dukje i pafajshëm, mund të rrisë rrezikun e infeksionit jo vetëm nga Koronavirusi por edhe virus i thjeshtë, transmeton lajmi.net.
Sytë dhe goja janë pikat hyrëse më të zakonshme të një virusi.
Studimet thonë se një njeri e prek fytyrën më shumë se 16 herë në orë.
Një herë kruajmë sytë, një herë hundën, gojën, faqen, e gjithçka që na kap dora.
Kjo do të thotë se ne e prekim fytyrën aq shpesh, sa gjasat e ndotjes dhe rindotjes së duarve janë shumë të larta.
Ky zakon është vërejtur edhe tek bluzat e bardha.
Në Australi për shembull, ekspertët kanë zbuluar se bluzat e bardha e prekin fytyrën mesatarisht 19 herë në dy orë.
Larja e Duarve Është e Një Rëndësie Jetike
Larja e duarve përbën linjën e parë të mbrojtjes ndaj epidemive.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, njerëzit duhet të lajnë duart sa më shpesh me sapun dhe ujë.
Është kaq e thjeshtë!
Sipas studiuesve, vetëm 30 përqind e njerëzve lajnë duart pasi shkojnë në banjë.
Vetëm pesëdhjetë përqind prej tyre i lajnë duart siç duhet.
Larja e duarve nuk ka të bëjë vetëm me shpëlarjen me ujë të bollshëm.
Ju duhet të përdorni sapun dhe të fërkoni mirë pëllëmbët e duarve, pjesën e sipërme, në mes të gishtave dhe thonjtë.
Larja e duarve duhet të zgjasë mbi 20 sekonda dhe vetëm më pas, ato mund të shpëlahen me ujë të bollshëm e të ngrohtë.
Pas larjes, duhet të sigurohuni që t’i thani duart mirë me një peshqir të pastër.
Si Të Frenoni Veten Nga Dëshira Për Të Prekur Fytyrën
Psikologët thonë se njeriu e ka të vështirë por jo të pamundur për tu frenuar nga ky veprim i pavullnetshëm.
E rëndësishme, sipas tyre, është që njeriu të jetë i vetëdijshëm për atë që po bën dhe të ndalojë veten, e duart që të prekin fytyrën.
Nëse jeni të vetëdijshëm dora do t’ju bindet.
Një mënyrë tjetër është që të vendosni shënime në shtëpi a zyrë që t’i kujtoni vetes rëndësinë e të mos prekurit të fytyrës.
Mbajini duart e zëna me gjëra të vogla dhe mbi të gjitha mbani gjithmonë me vete disinfektues.
Aroma dhe prania e tij do jenë një mundësi e mirë për të tërhequr mendjen tuaj nda fytyra.
Nëse sërish e keni të vështirë, vendosni dorashka të cilat në subkoshiencën tuaj do të shërbejnë si një pengesë fizike ndaj këtij veprimi.