E premte, 22 Nëntor, 2024

Si të ndaloni kollën tek bebet me metoda natyrale

- Advertisement1-

Edhe foshnjat mund të jenë të ndjeshme ndaj ndryshimeve të motit.

Si prind, është normale të shqetësoheni kur bebja juaj fillon të teshtijë ose kollitet, por ekzistojnë ilaçe në kushte shtëpie që mund t’i përdorni për ta ndihmuar të ndihet më mirë. Çfarë mund ta ndihmojë vogëlushin tuaj? Më poshtë do të lexoni disa prej metodave.

- Advertisement -

Masazhim-avullim

Nëse foshnja juaj është mbi 3 muajsh, formulat e masazhimit rekomandohen shumë. Kërkoni për produkte me formula të buta të mentolit ose eukaliptit në mënyrë që t’i fërkoni qafën, gjoksin dhe shpinën vogëlushit tuaj. Lëreni fëmijën tuaj të përthithë avujt që lëshohen nga masazhimi për t’iu pastruar pasazhet hundës në mënyrë që të marrë frymë më mirë.

Pushim

Një tjetër metodë që mund të ndihmojë fëmijën të shërohet është të pushojë mirë. Është një fazë kur trupi fillon të shërojë veten. Përgatisni një vend të qetë në mënyrë që bebja të flejë mjaftueshëm dhe të ndihet mirë. Në këtë mënyrë do të flejë më shumë gjumë dhe ky i fundit ka vërtet shumë benefite për shëndetin e tij.

Supat

Është e rëndësishme ta mbani fëmijën të hidratuar gjatë gjithë periudhës së simptomave të kollës dhe ftohjes, pasi dehidratimi e predisponon atë të kollitet më shumë. Është e rëndësishme të përgatisni supa që janë ushqyese dhe të shijshme, kështu që nuk do ta keni të vështirë të ushqeni vogëlushin tuaj. Edhe pse bebja juaj mund të mos ketë oreks, duhet të keni durim. Është e rëndësishme të marrë sa më shumë lëngje.

- Advertisement -rrrrrrr

Avull

Avulli është një mënyrë tjetër për të parandaluar kollën tek bebet. Mund të blini një aparat lagështie për të shtuar lagështin në ajër në mënyrë që bebja juaj të jetë në gjendje të marrë frymë më mirë ose mund të vloni pak ujë, të shtoni disa pika vajra esencialë dhe të lejoni beben ta thithë atë. Do të vëreni që do të marrë frymë më lehtë për shkak të kësaj metode.

Medikamente bimore

Mund të përdorni medikamente bimore për fëmijën tuaj kur ka kollë sepse janë shumë të sigurta për t’u përdorur. Për shembull, mund të përzieni pak mjaltë me gjethe të copëtuara borziloku për të trajtuar kollën dhe të ftohtin. Mund të përzieni dhe pak lëng xhinxheri dhe mjaltë për të lehtësuar kollën tek foshnja.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...