E enjte, 12 Dhjetor, 2024

Si të mësoni fëmijët e vegjël të lajnë dhëmbët vetë

- Advertisement1-

Të gjithë e dimë që fëmijët duhet të pastrojnë dhëmbët e tyre, por është thuajse e pamundur të bindësh apo të marrësh me forcë një fëmijët të vogël që vrapon nëpër shtëpi për të mos larë dhëmbët.

Ndonjëherë mënyra më e mirë për të fituar betejën është ta hutoni fëmijën me diçka që ato pëlqejnë. Kur ai është i përqendruar tek ajo lojë atëherë është koha juaj për të filluar pastrimin e dhëmbëve të tij.

- Advertisement -

Nëse jeni duke e ndjekur fëmijë tuja në të gjithë shtëpinë me furçë në dorë, ndoshta duhet të ndryshoni teknikë. Gjatë kohës që e lani lëreni atë të luaj në vaskën e tij me ujë dhe më pas jepini furçën në dorë në mënyrë që ti pastrojë vetë ose bëjeni ju.

Kthejeni larjen e dhëmbëve një çështje familjare. Shkoni të gjithë së bashku për të larë dhëmbët . Kjo do të jetë më e lehtë për fëmijën që të pranojë këtë rutinë të re.

Lëreni fëmijën ti pastroj vetë dhëmbët nëse dëshiron. Në këtë mënyrë fëmijës do i duket vetja i vlefshëm dhe se di të kujdeset vetë.

Rutinën e larjes së dhëmbëve duhet ta filloni që kur fëmija është i vogël. Kjo do të parandalojë prishjen e dhëmbëve dhe do të mësojë fëmijët të mos tremben nga kjo rutinë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...