E enjte, 12 Dhjetor, 2024

Si të mësojmë fëmijën të përdorë uturakun

- Advertisement1-

E para gjë që duhet të kini parasysh në këtë trajnim duhet të mos imponoheni apo të përdorni forcën dhe etiketimin. Kjo mënyrë është shumë e gabuar dhe mund të krijojë vështirësi.


Shumë prindër nxitojnë të fillojnë trajnimin e uturakut reth moshës 18-24 muajsh.

- Advertisement -

Por studimet tregojnë që nuk ekziston një kohë e caktuar pasi arritja e kontrollit sfinketrial apo fshikzes se urinës është një proçes shumë individuale. Mund të jetë më e lehtë të fillohet nxitja për arritjen e kontrollit sfinketrial (apo potty training) në periudhën e verës.

Shumë fëmijë kalojnë në tri etapa para se të fitojnë apo arrijnë kontrollin e fshikzës:

• Ata duhet të bëhen të vetëdijshëm që pelena është e lagur apo pis.

• Ata arrijnë të kuptojnë kur ju bëhet urina dhe çfar u bëhet

• Ata arrijnë ta kuptojnë përpara që kanë nevojë për të urinuar.

Pa arritur këto lloj njohje, fëmija nuk mund të realizoj kontrollin sfinkterial apo kontrollin e fshikzës së urinës.

- Advertisement -rrrrrrr

Si të veprosh:

• Vendoseni uturakun në vende të dukshme nga fëmija duke ja bërë të ditur se për çfarë përdoret ky send.

• Gjatë kohës që ju shkoni në tualet merreni dhe fëmijën me vete dhe shpjegojini se çfarë jeni duke bërë.

• Në orare të caktuara të ditës ju mund tia hiqni pelenën fëmijës tuaj duke i sugjeruar atij të provoj uturakun. Nëse për fëmijën kjo duket e vështir, atëherë mos insistoni, por edhe nxiteni deri sa fëmija ta pranojë dhe ta realizoj vetë.

• Në momentin që fëmija ju tregon që do të urinoj, ju mund tia hiqni pelenën duke e lënë të urinoj aty ku ndodhet pa e sforcuar të ulet në uturakë. Mos nxitoni, pasi kjo gjë do të fitohet gradualisht.

• Me arritjen e rezultateve të suksesshme fëmija juaj do jetë i lumturuar gjithashtu edhe një dhurat e vogel nga ana juaj do ta bëj atë të ndihet edhe më mirë. Kujdes! Mos vendosni kushte për arritjen e kontrollit sfinkterial apo fshikzës së urinës dhe mos shpërbleni me ëmbëlsira. /Lira Gjika

Perkthyer nga libri: Birth to five/NHS UK

(Shërbimi shëndetësor kombëtar, Mbretëria e Bashkuar)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...