E shtunë, 27 Korrik, 2024

Si të menaxhoni kohën e përdorimit të pajisjeve elektronike për fëmijët

- Advertisement1-

Problemi më i madh me fëmijët sot janë pajisjet elektronike.


Me dëshirën si prindër për të patur një mënyrë që na siguron se ata janë mire, i pajisim fëmijët me telefona që na mundësojnë t’i kontakojmë në çdo moment.

- Advertisement -

Shkolla online gjatë tërmetit dhe pandemisë, rriti akoma më shumë ekspozimin e fëmijëve përpara ekraneve akoma dhe më gjatë. Jo vetëm koha kur ata duhet të ishin online për të bërë orët e shkollës, por edhe më pas si mjet argëtimi, telefoni nuk u shkul nga duart e tyre.

Kjo gjë bëri që ata të njihen shumë shpejt me aplikacione dhe platforma të rrjeteve sociale. Aplikacionet më të përdorura si Tik-tok, Youtube, Snapchat etj, shtuan më tepër dëshirën e tyre për t’u argëtuar, për të parë se ç’bënin miqtë e tyre dhe në një mënyrë për të konsumuar kohë të lirë larg librave dhe investimit në njohuri. Nën presionin e monotonisë së pandemisë, prindërit u treguan më tolerantë me fëmijët duke u dhënë mundësi të më shumë orëve online për shkak të izolimit fizik në ambjente të mbyllura.

Dhe këtu lindën debate, mes fëmijëve (sidomos adoleshentëve) dhe prindërve mbi mënyrat e përdorimit, sigurinë e shfaqjes së informacioneve personale etj. Pra, me një fjale pajisja u bë “mollë sherri” dhe humbi kuptimin e fillimit të përdorimit. E kush nuk ka dëgjuar nga fëmijët “Më lër dhe pak” duke shtyrë oraret dhe duke krijuar me orë të tëra argumenta para-mbrapa ndaj mosbindjes.

Si prind, patjetër që fjala jote duhet të ketë më shumë peshë mbi argumentin e fëmijës dhe si rregull duhet te jetë vendim i prerë. Dikush mund të argumentojë këtu dhe të thotë: thjesht fikja telefonin dhe mos bëj debat! Ok. Padyshim që dhe kjo hyn në metodat e prindërimit. Por mendoni nëse jeni vetë në kushtet kur dikush, papritur, ju fik diçka që po shihni me vëmendje, tek e cila jeni plotësisht të zhytur, apo ju ndalon të lexuarin dhe ju detyron të bëni diçka tjetër. Cili është reagimi në këtë rast? Do të mërziteshit dhe inatoseshit dhe si fillim do injoronit vendimin? Irritimi do të çonte në zënka për të shprehur të drejtën tënde të vogël mbi ndjenjën e sapo lënduar.

Një psikologe amerikane rekomandon që minimizimi i orëve përpara ekranit mund të krijohet nga shkëmbimi me detyra shtëpie. Siç na jepnin më përpara nënat tona, punë shtëpie. Pastrimi dhe sistemimi rregullisht i ambjenteve ku luajnë, i angazhon fëmijët në kohë tjetër përveç ekranit. Përfshirja e fëmijëve në punët e shtëpisë është metodë e mirë për të kuptuar pozicionet në familje dhe respektin për njëri-tjetrin dhe mbi hapësirat e përbashkëta, rrit komunikimin e shëndetshëm prind-fëmijë, dhe krijon ndenja përgjegjësie për të mirëmbajtur sendet personale, etj.

Në momentin që fëmija është duke luajtur dhe ju mendoni që e ka tepruar me kohëzgjatjen ja disa këshilla sesi mund të komunikoni me ta për te mos krijuar debate të gjata:

- Advertisement -rrrrrrr

Jepi një paralajmërim që koha e lojës është gati duke mbaruar.
– “Për pak do dalim, mbaroje kapitullin që po lexon, dhe mbylle”.

– “Kur të fillojnë reklamat, kam nevojë që të pastrosh dhomën tënde. Kur të mbarosh punët, mund të shikosh vazhdimin e filmit”.

– Ose për ata që luajnë Fortnite pa fund: “Sapo të mbarosh nivelin, apo të ‘vdesësh’, dua që ta mbyllësh lojën”.

Rikujtoja sërish me qetësi, që ora mbaroi dhe ai/ajo duhet të çohet e ta fikë telefonin, TV, lojën.
Kjo gjë krijon një respekt dhe një mirëkuptim midis prindit dhe fëmijës. Eviton ngritjen e zërit dhe i lejon të mendojnë që janë të rëndësishëm me gjërat që bëjnë. Të duhen vetëm 30 sekonda, për ta kontrolluar herë pas here, dhe eviton disktuime të gjata mbi 10-15 minuta.

Një ide tjetër është t’ua përcaktosh që në fillim sa orë kanë për të ndenjtur përpara ekranit. Është fare e thjeshtë dhe për ta sepse e dinë mirë që në fillim se sa orë kanë për të luajtur apo për të parë ndonjë film. Kështu që nuk mund të nevrikosen me ju kur termat janë vendosur që në fillim.
Është mjaft e rëndësishme të krijojmë balanca me fëmijët mbi çfarë ka vërtetë vlerë për ta. Mjetet elektronike janë të rëndësishme gjithashtu, dhe përdorimi i tyre ka ndikuar në zhvillimin e fëmijëve, por çdo gjë me masën e duhur.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...