Si të mbuloni rritjen e flokëve dhe të keni frizurë të përshtatshme verore

- Advertisement -

Mei Yan, një vajzë e re nga Kalifornia, në një video të re zbulon pesë frizura të thjeshta për mbulimin e rritjes së flokëve.

Nëse ende nuk i keni ngjyrosur flokët apo keni vendosur që gjatë verës nuk do ta bëni këtë gjë, studioni këshillat se si të mbuloni rritjen

- Advertisement -

Ndoshta keni vendosur t’i shndrisni flokët me preparate natyrale, duke përdorur bimët apo tonikët e bërë në shtëpi nga thartirat e pemëve, transmeton Telegrafi.

Dielli zbardh pigmentin e flokëve, andaj mendoni për dukjen, me të cilën do të paraqiteni në vjeshtë.

Videoja tjetër jep këshilla për frizura, të përshtatshme për verë.

- Advertisement -

Gërshetat dhe tufat e gërshetave janë zgjidhje shumë efikase për dukje të bukur dhe ruajtje të flokëve nga ndikimet e padëshiruara të diellit dhe të ujit të njelmët.

Këto frizura janë universale dhe u rekomandohen të gjitha gjeneratave të femrave.

Lozni me krehjen e lehtë të flokëve dhe me forcimin e aksesorëve, siç janë shiritat, shiritat e hollë, furqetat, zbukurimet interesante.

Mos harroni kapelën apo ndonjë mbulesë tjetër komode për kokë gjatë ditëve të ngrohta verore.