E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Si të kujdesemi për dhëmbët te fëmijët e vegjël?

- Advertisement1-

Nuk është kurrë shumë shpejt të filloni të kujdeseni për shëndetin e dhëmbëve të foshnjes suaj, madje ai duhet të fillojë që në ditët e para të jetës së tij, me mishrat e dhëmbëve.

Proçesi i daljes së dhëmbëve mund të fillojë që kur bebi është 4 muajsh, por shumicës zakonisht i dalin në moshën 6 muajsh. Dhëmbët vijnë në çift. Dy dhëmbët e parë poshtë zakonisht dalin të parët dhe më pas dy të sipërmit, e kështu me radhë.

- Advertisement -

Shkaku më i zakonshëm i prishjes së dhëmbëve tek fëmijët e vegjël është ekspozimi i shpeshtë, i zgjatur i dhëmbëve ndaj pijeve me sheqer.

Ja disa këshilla për të shmangur prishjen e dhëmbëve:
• Vendosni vetëm ujë të thjeshtë, qumësht formulë ose qumësht gjiri në biberon. Shmangni pijet e ëmbla.
• Mos e vendosni kurrë fëmijën tuaj në shtrat me biberon. Edhe kur është qumësht gjiri ose formulë, ai përsëri mund të prishë dhëmbët e bebit.
• Përdorni biberona të pastër – mos i zhytni në sheqer ose mjaltë.
• Mundohuni të mos ndani pështymë me foshnjën duke përdorur të njëjtën lugë ose duke lëpirë biberonin për ta pastruar. Prishja e dhëmbëve mund fillojë me kalimin e baktereve nga nëna tek foshnja.

Këshilla për të pastruar dhëmbët e bebit:

• Filloni pastrimin e gojës së bebit tuaj pa i dalë akoma dhëmbët e parë duke fshirë mishrat e dhëmbëve me një garzë butë dhe të pastër, të lagur ose pëlhurë larëse pas çdo ushqimi.

• Që kur dalin dhëmbët e parë të fëmijës lajini butësisht dy herë në ditë me një furçë dhëmbësh të butë posaçërisht për bebe dhe me një sasi shumë të vogël pastë dhëmbësh me fluor në madhësinë e një kokrre orizi.

• Për fëmijët 3 deri në 6 vjeç, larja e dhëmbëve duhet bërë sërish dy herë në ditë me një pastë me fluor me madhësinë e një kokërr bizeleje. Sigurohuni që mos ta gëlltitin pastën e dhëmbëve.

- Advertisement -rrrrrrr

Për sa i takon vizitës te dentisti, rekomandohet që vizita e parë të bëhet brenda gjashtë muajve pas shfaqjes së dhëmbit të parë, por jo më vonë se ditëlindja e parë e fëmijës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...