E hënë, 24 Shkurt, 2025

Si të krijosh përshtypje të mirë në pak sekonda, 5 lëvizje të thjeshta suksesi

- Advertisement1-

Në situata të ndryshme duhet t’u lësh përshtypje të mirë me pamje të parë, personave që mjaftohen me pak sekonda për të formuar një gjykim për personalitetin tuaj.


Në bazë të atij gjykimi, ata mund të vendosin nëse do dalin sërish me ju për një takim tjetër, t’ju marrin në punë apo të bëhen miqtë tuaj.

- Advertisement -

Për të shfrytëzuar në maksimum sekondat që përcaktojnë vazhdimin e marrëdhënies me të saponjohurin, Nicholas Boothman, ka shkruar në librin “How to Make People Like You in 90 seconds” strategjitë fitimtare për të goditur në shenjë.

Përshtypja e parë, shkruan ‘Independent’, krijohet në vetëm 4 sekonda, gjatë të cilave mjaftojnë 5 lëvizje të thjeshta për të dalë fitues:

Jini të hapur

Në takimin e parë, gjuha e trupit është thelbësore. Për t’u treguar të hapur ndaj njohjes duhet të dërgoni shenja fizike që e konfirmojnë dëshirën tuaj për këtë. Për të goditur në zemër personin që keni përballë, duhet të shfaqim tonën. Literalisht. “Mos e mbuloni zemrën me duar, apo krahë. Dhe, nëse keni veshur xhaketë, zbërthejeni.”

Kërkoni shikimin në sy

Mos e hiqni shikimin në takimin e parë. Kërkoni sytë e tjetrit dhe lini që sytë tuaj të shprehin mirësi. Edhe sytë, janë në gjendje të qeshin. Megjithatë mos ia ngulni sytë tjetrit gjatë gjithë takimit. “Mund të duket mungesë edukate ose ta intimidoni”.

- Advertisement -rrrrrrr

Qeshni

Buzëqeshja është kartëvizita më e mirë dhe u lë njerëzve të kuptojnë që jeni të sinqertë. Kjo buzëqeshje do e ndihmojë tjetrin të kujtohet për ju.

Përshëndetja

Në çastin që shqiptohet fraza “gëzohem që ju njoha”, toni i zërit tonë duhet të jetë i gëzuar. Shtrëngojeni dorën kur tjetri prezantohet, përsërisni emrin e tjetrit… Gëzohem që ju njoha, Sara.

Afrohuni

Nuk duhet t’u hidheni sipër personave që sapo keni njohur, as t’u vini rrotull, por të shoqëroni shtrëngimin e duarve me një përkulje të lehtë të trupit drejt personit tjetër, tregon gatishmërinë për t’iu afruar dhe për t’u hapur ndaj tij.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Burri gjen letrën 130-vjeçare në shishe me mesazhin e rëndësishëm brenda saj

Ludovic Mollier, një artizan francez, gjeti një shishe që përmbante një letër me një...

Thënie të famshme nga George Washington: Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës –...

Gazeta amerikane ripublikon artikullin e vitit 1904 për shqiptarët si populli më fisnik

Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, botoi artikullin “Shqiptarët, një racë...

Si të përballoni stresin në punë?

Stresi në vendin e punës është një problem që prek shumicën e njerëzve dhe...