Si të fshini fotot e fëmijëve tuaj nga Google?

- Advertisement -

Google lejon të miturit dhe prindërit e tyre të fshijnë fotot e tyre nga rezultatet e kërkimit si pjesë e iniciativave të saj për të mbrojtur më mirë përdoruesit e rinj të platformës së saj.

- paragrafi 1 -

Siç njoftoi kompania, ajo është duke krijuar një mekanizëm që lejon prindërit dhe fëmijët nën moshën 18 vjeç të kërkojnë heqjen e fotove nga kërkimi.

- Advertisement -

Deri më tani, Google ka lejuar këdo që të kërkojë heqjen e informacioneve personale dhe fotove nga kërkimi, në rastin e atyre që i përkasin kategorive si “të papërshtatshme, pa pëlqim” ose “identitet, informacion mjekësor, të dhëna financiare”. Tashmë në kategoritë që mund të hiqen shtohen edhe fotot e të miturve.

“Ne e dimë se fëmijët dhe adoleshentët duhet të përballen me disa sfida unike në internet, veçanërisht kur një foto e tyre është e disponueshme papritur” shkroi Google. “Ne besojmë se ky ndryshim do të ndihmojë t’u japë të rinjve më shumë kontroll mbi gjurmën e tyre dixhitale dhe ku mund të gjenden fotografitë e tyre në kërkim”.

Formulari i krijuar nga Google lejon përdoruesin të tregojë URL-të ose rezultatet e kërkimit në të cilat shfaqen fotot që dëshiron të fshijë. Ekipi i Google do të shqyrtojë çdo kërkesë dhe do të kërkojë informacion shtesë aty ku nevojitet.

- Advertisement -

Google njoftoi në gusht se po forcon masat mbrojtëse për fëmijët dhe adoleshentët. Për shembull, YouTube , i cili është në pronësi të Google, u tregon të gjithë përdoruesve të moshës 13 deri në 17 vjeç mesazhe që u kujtojnë atyre të “bëjnë një pushim” nga interneti ose se është koha për të fjetur