E diel, 24 Nëntor, 2024

Si të bindni fëmijët të hanë brokoli

- Advertisement1-

Ekspertët rekomandojnë që nënat të mësojnë e ta gatuajnë brokolin në mënyrën e duhur.


Brokoli është një nga ushqimet më të shëndetshme për njeriun dhe çdo i rritur e kupton këtë mjaft mirë, shkruan “AgroWeb”.

- Advertisement -

Kur vjen puna tek fëmijët, pavarësisht se e mësojnë me këngë e tregime që brokoli është i mirë, ata shtrembërojnë fytyrën kur u serviret kjo perime, transmeton lajmi.net.

Si T’i Bindni Fëmijët Të Hanë Më Shumë Brokoli
Ekspertët rekomandojnë që nënat të mësojnë e ta gatuajnë brokolin në mënyrën e duhur.

Brokoli duhet trajtuar me kujdes që të jetë i ngrënshëm për të vegjëlit.

Ai duhet zier jo më shumë se 6 apo 7 minuta ose duhet gatuar në avull.

Duhet spërkatur me lëng të freskët limoni dhe vaj ulliri.

Mënyra të tjera servirjeje të kësaj perimeje janë kavërdisja e shpejtë ose pjekja me vaj ulliri.

- Advertisement -rrrrrrr

Për ta bërë brokolin më të ngrënshëm, ju mund ta kavërdisni me pak gjalpë dhe ta kriposni lehtë.

Brokolin mund ta prisni në tufëza të vogla dhe ta gatuani me perime të tjera siç është lulelakra apo karrota.

Fëmijëve u pëlqejnë kombinimet e ndryshme, të vazhdueshme por jo të përsëritura.

Ajo që është e rëndësishme sipas ekspertëve është që fëmijët të kenë perime në pjatë çdo ditë.

Brokoli mund t’i argëtojë fëmijët.
Atë mund ta servirni me pure patate ose patate të pjekur dhe të ndizni imagjinatën e fëmijës, duke e përfytyruar pataten si shtëpizë e tufat e brokolit si pemë të vogla.

E rëndësishme është që fëmija, veçanërisht në darkë, nuk duhet ushqyer me forcë.

Ekspertët dhe pediatrët thonë që fëmijët duhet ta kenë pjatën me ushqim përpara por mos të kërcënohen, presionohen apo intimidohen për ngrënien e ushqimit.

Nëse nuk dëshiron ta hajë, fëmija nuk do të heqë dorë nga e vetja.

Këtu futet në lojë rryshfeti që është një teknikë të cilën duhet ta ruani në fund të përpjekjeve tuaja.

Ju mund t’i premtoni fëmijëve se nëse mbarojnë pjatën, ata do të mund të shijojnë diçka që u pëlqen me të vërtetë siç është çokollata apo patatinat.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...