E martë, 26 Nëntor, 2024

Si ta ruash lëkurën nga i ftohti, 3 këshilla të vlefshme që nuk duhen harruar

- Advertisement1-

Lëkura e yndyrshme është bekim dhe problem, njëkohësisht.


Nga njëra anë, ti nuk do kesh asnjëherë fytyrë të thatë me pamje të pashëndetshme, por nga ana tjetër, është shumë nazelie për t’u menaxhuar, sidomos në mot të ftohtë. Ja tre këshilla super të vlefshme që ta mbash lëkurën nën kontroll.

- Advertisement -

Investo në një shall masiv

Erërat e ashpra dhe temperaturat e ulëta mund të bëjnë lëkurën të prodhojë më shumë yndyrë. (Faleminderit për kompensimin, fytyrë!) Që të ndalosh fytyrën të bëhet më e yndyrshme, ngri një barrierë fizike ndaj këtyre elementëve. Prandaj duhet t’u besojmë shalleve, xhupave me jakë të lartë për të mbajtur yndyrën nën kontroll.

Hidratim

Duket si paradoks, po, por është gjithmonë e rëndësishme për femrat me lëkurë të yndyrshme në dimër, pranverë, verë dhe vjeshtë. Sekreti është të zgjedhësh të duhurin. Kërko formula oil-free që sigurojnë një hidratim delikat.

Kujdes çfarë ha

Disa ushqime, veçanërisht të përpunuarit dhe ato të paketuarat me sheqer, ngacmojnë lëkurën dhe e bëjnë të prodhojë më shumë yndyrë. Kjo ndodh gjatë gjithë vitit, por nëse je si ne, dieta del nga shinat gjatë periudhës së festave. Nuk po të themi të lësh tavolinën me gjithë ëmbëlsirat, por ndoshta të kufizosh sasinë në një copë tortë në vend të dy. Fytyra juaj e bukur që shkëlqen sa duhet, do ju falënderojë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...