E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Si ta kuptosh nëse fëmija yt po bullizohet dhe si ta parandalosh

- Advertisement1-

Askush nuk dëshiron që fëmija të jetë i bullizuar dhe as bullizues. Kur fëmijët janë jashtë shtëpisë, prindërve u mungon informacioni.


Megjithatë, për fat të mirë ka disa mjete për të identifikuar bullizmin dhe për ta parandaluar për herën tjetër pastaj.

- Advertisement -

Si ta dallosh?

Sendet e humbura ose të dëmtuara

Sondazhet tregojnë se rreth 29% e atyre që bullizohen, lëndohen edhe fizikisht. Kini kujdes për gjërat e fëmijës tuaj. Kontrollojini nëse kanë humbur diçka ose i janë shkatërruar sendet, si librat, mjetet mësimore, veshjet apo ndonjë bizhuteri që ka me vete. Bullizuesit mund t`i dëmtojnë edhe objektet personale.

Një rënie e papritur e vetëvlerësimit

Ngacmimi i bën fëmijët të fillojnë të vënë në dyshim vlerën e vetes. Si ta kuptosh që i ka rënë vetëvlerësimi? Ulin kokën kur ecin, ose flasin me një zë shumë më të ulët dhe të butë se zakonisht. Ata nuk do të flasin nëse dikush nuk u drejtohet drejtpërdrejt, ose mund të shmangin plotësisht situata të tilla.

Probleme me gjumin ose makthe

- Advertisement -rrrrrrr

Kur fëmijët papritmas kanë vështirësi në gjumë ose ankthe të shpeshta, mund të jetë një shenjë e bullizmit. Hulumtimet tregojnë se bullizmi mund të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e gjumit të një fëmije. Mundohuni të mbani nën kontroll fëmijët tuaj gjatë natës sa më shumë që të keni mundësi.

Shmangia e miqve dhe grupeve shoqërore

Ju mund të vini re që fëmija juaj zgjedh të qëndrojë më shumë në shtëpi sesa të shkojë të takojë miqtë. Mund të jenë shenja të rritjes ose frikës. Ata mund të duan të shmangin në çdo mënyrë të mundshme shanset për të takuar atë që i bullizon. Braktisja e shkollës është e pamundur për ta, ama kur kanë mundësi t`i shmangin daljet, e bëjnë.

Tërheqja nga ndërveprimet familjare

19% e studentëve të ngacmuar raportojnë një tendosje në marrëdhëniet e tyre me anëtarët e familjes. Fëmija juaj mund të jetë në të njëjtën dhomë me ju, por ai mund të mos përfshihet fare në bisedë. Ose mund të fillojnë të kalojnë më shumë kohë se zakonisht në dhomën e tyre. Kjo është e rrezikshme, veçanërisht kur fëmija nuk ka pasur probleme të mëparëshme në bashkëveprimin me familjen.

Një ndryshim i papritur në qëndrimin ndaj prindërve

Bullizmi mund të shkaktojë probleme me shëndetin emocional të fëmijës. Ata mund të fillojnë të shfaqin ndryshime në mënyrën se si i shprehin ndjenjat e tyre. Nëse ata janë viktima të bullzimit, ka shumë mundësi që të bëjnë qëllimisht gjëra të gabuara. Nëse bullizuesi i tyre mund ta bëjnë këtë, pse ata nuk munden? Ata fillojnë ta shfaqin agresionin e tyre tek vëllezërit e motrat apo edhe tek prindërit. Kjo mund të jetë një përpjekje për të ndjerë se e kanë situatën nën kontroll.

Kërkojnë në mënyrë të pazakontë para ose gjëra të tjera

Bullizmi mund të vijë në forma të ndryshme. Mund të jetë fizik, verbal, social ose virtual. Këta njerëz mund t’i bëjnë presion viktimave të tyre që të fillojnë t’u japin edhe para. Si rezultat, fëmijët mund të fillojnë të kërkojnë nga prindërit e tyre më shumë sende, ose më shumë para nga sa do të kishin nevojë normalisht.

Lëndime të pashpjegueshme

Ngacmuesit mund të bëhen fizikisht të dhunshëm. Nëse fëmija juaj papritmas ka lëndime ose mavijosje, mund të jetë një shenjë se po bullizohen nga dikush. Nëse ata nuk janë në gjendje të shpjegojnë se ku i bërë këto plagë, duhet të shqetësoheni.

Si të parandaloni bullizmin

Sipas “StopBullying”, ka 4 mënyra se si mund të ulni rrezikun që fëmija juaj të bullizohet.

Shpjegojini fëmijës se çfarë është bullizmi. Në këtë mënyrë, ata do ta dinë kur ndodh.

Sigurohuni që jeni duke komunikuar vazhdimisht me fëmijën tuaj. Në mënyrë që të kuptoni në kohë nëse ka ndonjë arsye për t`u shqetësuar.

Shtyjeni fëmijën të zbulojë dhe përmirësojë interesat dhe hobet. Kjo rrit besimin dhe një fëmijë i sigurt ka më pak gjasa të jetë viktimë e bullizmit.

Bëhuni një shembull i mirë për fëmijën. Kini respekt për të tjerët. Fëmija do jeta ai që i ndan vetë pastaj sjelljet e mirë e ato të padrejta.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...