E shtunë, 27 Korrik, 2024

Si ta dalloni inflamacionin bakterial të fytit te fëmijët

- Advertisement1-

Te shumica e fëmijëve, inflamacioni i fytit është një shoqërues pothuajse i pashmangshëm gjatë rritjes së tyre dhe angjina nuk është e pazakontë.


Foshnjat gjithashtu shpesh kanë një fyt të kuq, por ky nuk është një inflamacion klasik bakterial, por shkaktari më i zakonshëm është virusi.

- Advertisement -

Në gjysmën e parë të vitit të parë, shanset e inflamacionit bakterial janë më pak se tre për qind, transmeton Telegrafi.

Inflamacioni i fytit zakonisht shoqërohet me ngritje temperature. Por, duhet ta dini se nuk ndodh vetëm në inflamacionet bakteriale, por që është e zakonshme edhe në ato virale.

Nëse mjeku nuk është i sigurt se për çfarë infeksioni është fjala, ai do të kërkojë t’i bëhet një tampon.

Një tampon fyti është një analizë e thjeshtë që jep informacion të mirë në lidhje me shkakun e inflamacionit të fytit.

Antibiotiku trajton ekskluzivisht inflamacionin bakterial të fytit. Prandaj, patjetër fëmijën tuaj duhet ta kontrollojë një pediatër, i cili do t’ia përshkruajë terapinë. Por kurrë, bash kurrë, kurrë mos jepni antibiotikë pa u këshilluar me mjekun.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...