E shtunë, 27 Korrik, 2024

Si ta bëni make up-in të rezistojë poshtë maskës?

- Advertisement1-

Tani që maska është një nevojë, por edhe detyrim për disa njerëz, duhet të përshtatemi. Një problematikë që haset nga vajzat dhe gratë është qëndrimi i make up-it poshtë maskës. Gjatë mbajtjes së saj fondatina dhe buzëkuqi fshihen, duke bërë dhe maskën të ndotet më shpejt.

Do të gjeni këtu disa mënyra që do ju ndihmojnë në përditshmëri.

- Advertisement -

1.   Nëse ju përdorni një fondatinë kremoze, këshillohet që sipër saj të vendosni pudër pluhur ose të presuar, në varësi të llojit që mund të keni. Kjo do i jap një qëndrim më të gjatë dhe efekt më mat.

2.   Një tjetër problem janë buzët. Edhe pse mbajtja e maskës është më e shpeshtë tani, përsëri në momentin që e heqim në lokal apo restorant, duam që buzët të na duken bukur. Sugjerohet që të përdorni buzëkuqin mat. Qëndron gjatë dhe nuk lëshon shenja poshtë maskës.

3.   Por nëse për ju janë më praktikë buzëkuqët kremozë dhe me shkëlqim, e kemi një zgjidhje dhe për këtë. Mund të aplikoni pudër transparente pas aplikimit të buzëkuqit. Do të bëhet pak më mat dhe do të qëndrojë më gjatë.

4.   Gjithashtu një produkt që po shtohet në çantat e vajzave është make-up fixer-i, i cili ndihmon për qëndrim më të gjatë të gjithë produkteve që përdorni në fytyrë.

 

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....

Profesori Milazim Krasniqi me një rrëfim tejet frymëzues: Më 1983 bashkë me Ediben morëm ofertë për të punuar në Zvicër, por nuk u larguam...

Profesori Milazim Krasniqi ka rrëfyer një histori personale që lidhet me karrierën e tij...

E dhimbshme: Doktori i ri kosovar, Jetmir Morina, vdes në një aksident në Zvicër

Kosovari Jetmir Morina nga Topanica e Kamenicës humbi jetën në një aksident në Zvicër. Binte...