E premte, 13 Dhjetor, 2024

Si rrallëherë në Kosovë, librat u bënë kryetemë – por për të keq, fatkeqësisht

- Advertisement1-

Në vendin tonë, fatkeqësisht, rrallëherë librat bëhen kryetemë. Të hënën megjithatë, u bënë. Por, për të keq. Sërish.

Ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, në një adresim mediatik konfirmoi se nuk ishte arritur marrëveshja me shtëpitë botuese për librat shkollorë të vitit të ri që nis hiç më larg se pas dhjetë ditësh, përcjell lajmi.net.

- Advertisement -

Ajo dha sinjal se një opsion që po shqyrtohet është ai i rimburësimit për prindërit, me këta të fundit që duhet t’i blejnë vetë librat.

Shkak për këtë sipas ministres Nagavci është çmimi i lartë i tyre i ofruar nga shtëpitë përkatëse botuese.

Reagimet ishin me qindra, në rastin më të butë, ndërsa u deklaruan edhe disa prej botuesve, siç ishte rasti me Dukagjinin.

Kjo kompani, përmes një postimi në “Facebook” demantoi Nagavcin, duke thënë se oferta e tyre, përkundër vështirësive në treg, ka qenë për katër për qind më e ulët sesa ajo e një viti më parë.

Nga opozita hodhën kritika të shumta në drejtim të ekzekutivit, duke thënë se po dështon totalisht në menaxhim, ndërsa zv.ministri i Arsimit, Taulant Kelmendi mori mbështetjen e pushtetarëve me arsyetimin e tij se kanë ndalur abuzimin me mjetet e shtetit.

As prindërit nuk qëndruan duarkryq në këtë debat, me disa syrresh që përmes rrjeteve sociale shprehën habinë e tyre lidhur me atë se si t’i blejnë vetë, kur kanë parasysh faktin se shumë prej prindërve kanë më shumë se një fëmijë në shkollë e gjithashtu shumë prej tyre janë me pagë minimale e si të vetëmpunësuar brenda familjes.

- Advertisement -rrrrrrr

Gjithsesi, deri më tani nuk ka zyrtare nëse një gjë e tillë do të konfirmohet apo do të ketë një hap prapa nga autoritetet kosovare të Arsimit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet edukatorja Arife Gashi nga Kijeva – për afër tre dekada edukoi shumë breza

Pas afër tre dekadash kontribut në arsimin shqip, është pensionuar sot Arife Gashi, edukatore...

Lajm i mirë: Shkolla “Nazim Gafurri” në Prishtinë pajiset me 20 kompjuterë të rinj

Komuna e Prishtinës e ka pajisur kabinetin e teknologjisë të shkollës "Nazim Gafurri" me...

Këta janë studentët që kanë fituar bursa 7 mijë euro në universitetet më të mira në botë – EMRAT

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka publikuar emrat e studentëve që kanë përfituar bursa...

Tri shkolla të Komunës së Ferizajt, shpërblehen me mirënjohje nga MASHTI

Gjimnazi shoqëror “Dr. Shaban Hashani”, SHFMU “Astrit Bytyçi” dhe SHFMU “Tefik Çanga” shpërblehen me...