E diel, 19 Janar, 2025

Si përzgjidhen mësuesit e vitit ose ata më të mirët?

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit e ka kthyer në traditë organizimin e ceremonisë së posaçme për mësuesit e dalluar. Këtë vit si “Mësuesi i Vitit 2022” u vlerësuan 60 mësues dhe 10 ish-mësues.

Por si ndodh mënyra e vlerësimit?

- Advertisement -

Në fakt kanë qenë të shumta mesazhet nga mësues e prindër të cilët kanë adresuar në Portalin Shkollor, për të mësuar pak më tepër për këtë mirënjohje që u bëhet disa prej mësuesve.

Ne kemi mësuar nga MAS se, Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar iu është kërkuar që të bëjnë pikërisht përzgjedhjen e mësuesve të vitit.

Qysh në muajin shtator në të gjitha shkollat e vendit ka filluar një anketim nëpërmjet të cilit nxënësit kanë përzgjedhur mësuesin e tyre ideal. Nxënësit kanë qenë “juria” në këtë rast. Por ky nuk ka qenë i vetmi kriter për “Mësuesi i Vitit 2022”.

Teksa kemi kontaktuar një nga ZVAP-t, atë të Tiranës, Sulejman Keta Përgjegjësi i Sektorit të Kurrikulës në këtë institucion është shprehur se “Mbi bazën e eksperiencës, mbi bazën e performancës së mësuesve, mbi bazën e mendimit të nxënësve, mbi bazën e vlerësimit të dhjetë orëve që bëhet nga drejtori i institucionit shkollor, mbi bazën e arritjeve të nxënësve në olimpiadat kombëtare dhe ndërkombëtare që ata marrin pjesë, dolëm në përfundimet e përzgjedhjes së mësuesve më të mirë të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në mënyra sa më dinjitoze”.

Më të veçanta në lartësimin e figurës së mësuesit kanë qenë shënimet që nxënësit kanë lënë në anketimet e bëra.

“Unë jam një nga ata nxënësit me fat dhe kam takuar mësuesen time ideale të fizikës”, ka thënë një ndër nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë. “Kur hyra në klasë ditën e parë e dija që do të takoja këtë mësuese” ka shkruar një tjetër nxënës i shkollës “Fan Noli”. Nga “Edith Durham” veçojmë mesazhin e një nxënësi tjetër: ” E kam vizatuar gjatë gjithë vitit mësuesen time dhe kur kam pasur vështirësi gjithmonë vrapoja tek ajo”.

- Advertisement -rrrrrrr

Një zëri shumë nxënës të tjerë janë shprehur se janë me fat që kanë takuar mësuesin e tyre ideal që i mbështet përtej detyrës për të shpjeguar. Veçojmë këto dy shënime: “Mësuesi im është ideal sepse më mbështet dhe shkon përtej detyrës për të shpjeguar” ; ” Jam fatlum për mësuesen time të klasës së katërt”.

Në fund të fundit nxënësit janë ata të cilët u japin vlerësimet dhe mirënjohjen më të madhe mësuesve, të cilët në një kuptim figurativ janë busulla që atyre u ve në lëvizje magnetet e kuriozitetit, dijes dhe zgjuarsisë.

Gjithsecili prej jush është një i tillë dhe këtë mund ta kuptoni në çdo ditë pasi jepni kontributin tuaj!

© Portali Shkollor-

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...