E hënë, 20 Janar, 2025

Si pandemia e Covid 19 po ndikon te fëmija juaj dhe disa këshilla për prindërtit

- Advertisement1-

Pandemia e Covid 19 ndikoi shumë në këtë aspekt, sidomos te të vegjlit. Për fëmijët ndryshoi rutina e tyre, që nga shkollat, kopshtet apo çerdhet që u mbyllën, te oraret e argëtimit etj.


Kjo bëri që ata të kenë sjellje regresive, si në orarin e gjumit, vështirësi në menaxhimin e ndjenjave si zemërimi, trishtimi dhe ankthi, gjatë pandemisë u bënë sjellje të zakonshme.

- Advertisement -

Nancy Close, Pedagoge/Asistente në Qendrën e Studimit të Fëmijëve në Shkollën e Mjekësisë të Yale shpegon se si të silleni me fëmijët dhe ta kaloni këtë situatë së bashku.

Po çfarë sjelljesh kanë fëmijët këtë periudhë?

Ka goxha regres në sjelljen e fëmijëve. Ka fëmijë që kanë nevojë për ndihmë për gjumin, ka një zemërim të pashpjegueshëm te ata, por sidomos te adoleshentët. Këto sjellje ndodhin për shkak të stresit dhe kjo bën që të ketë regres dhe jo progres te fëmia juaj.

Atyre u mungon përditshmëria, që nga gjërat më të vogla, sicc është të shkuarit në shkollë me miqtë, argëtimi në parqe lojërash etj.

Disa prindër po shohin që fëmijët e tyre adoleshentë mërzitën shpejt për gjërat dhe janë të hidhëruar. Prindërit duhet të mundohen të flasin me ta dhe t’u shpjegojnë situatën, duke u qëndruar afër.

Fëmijët kanë tendencën të kopjojnë atë që bëjnë prindërit e tyre, kështu që këta të fundit nuk duhet të shfaqin sjellje stresuese para tyre. Ata duhet t’i bindin fëmijët që kjo situatë është normale dhe t’i ndihmojnë ata të përshtaten me ndryshimet.

- Advertisement -rrrrrrr

Këshilla që Nancy u jep prindërve është: Mbajeni veten. Të gjithë po mundohen të bëjnë më të mirën e mundshme. Jo të gjithë prindërit kanë të njëjtën sjellje me fëmijët e tyre, kështu që asnjëherë mos e krahasoni veten me të tjerë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...