E diel, 24 Nëntor, 2024

Si ndikon tek fëmijët rihapja dhe rimbyllja e shkollave?

- Advertisement1-

Kur filloi pandemia COVID-19 në pranverën e kaluar, mbyllja e shkollave ndihmoi në ruajtjen e shëndetit fizik të nxënësve.

Por gjithashtu kishte një efekt të rëndësishëm në shëndetin mendor, duke kontribuar në një rritje të depresionit, stresit dhe ankthit.

- Advertisement -

Kjo rritje ishte një nga arsyet që disa prindër dhe mësues, ishin të etur për të rihapur dhe rifilluar klasat fizike këtë vjeshtë. Sidoqoftë, shumica e vendeve, përfshirë edhe vendin tonë, vendosën t’i hapin shkollat, kundrejtë disa masave, sic është orari me turne. Me përkeqësimin e situatës dhe me rritjen e vazhdueshme të rasteve të reja, mund të detyrohet përsëri një mbyllje e shkollave. Sipas psikologëve kjo pasiguri për të rihapur apo rimbyllur shkollat vepron si një nxitje stresi tek fëmijët dhe adoleshentët.

Ciklet e stresit
 
“Për pothuajse të gjithë nxënësit, të shkuarit në shkollë është një konstante e rehatshme, edhe nëse u duhet të luftojne me probleme të tjera që rrezikojnë shëndetin e tyre”-thotë Adiaha Spinks-Franklin, profesoreshë e pediatrisë së zhvillimit në Kolegjin e Mjekësisë Baylor, Teksas.
Si rezultat, orari i ndjekjes së shkollës dhe klasave ndihmon në krijimin e një ndjenjë stabiliteti për nxënësit.
“Në nivelin emocional, është shumë e vështirë për ta sepse nuk janë më në rutinën e tyre normale.”

Spinks-Franklin thotë se përshtatja me mësimin virtual mund të ketë edhe sfidat e veta. Sidomos për fëmijët më të vegjël, truri ka tendencë të lidhë kompjuterët më shumë me argëtimin sesa arsimin; detyrimi i trurit të përshtatet duke e përdorur atë si rrugë kryesore të të mësuarit mund të jetë shumë e vështirë, duke rritur kështu stresin. Hormonet e stresit më pas prekin zona të trurit që kontrollojnë vëmendjen dhe përqëndrimin.

Përveç ciklit të stresit, kur shkollat ??rihapen dhe rimbyllen vazhdimisht, arsimtarët kanë ngritur shqetësime se kalimi i këtyre tranzicioneve të përsëritura mund të bëjë që studentët të humbasin përparimet në mësime si dhe e kanë më të vështirë të ruajnë dhe ato që kanë mësuar tashmë.
Robin Gurwitch, psikolog klinik në Qendrën për Shëndetin e Fëmijëve dhe Familjes në  Karolinën e Veriut thotë se, edhe nëse shkollat ??nuk mbyllen plotësisht, rregullat e reja ose oraret e ndryshuara për të rritur distancën sociale krijojnë më shumë përçarje, pasiguri dhe ankth.

- Advertisement -rrrrrrr

Më e mira që mund të bëjmë për fëmijët tanë është të jemi përkrahës të asaj që po ndodh dhe mbështetës për çfarëdolloj vendimesh që po merren, si dhe t’i përfshijmë ata në këto vendime,”- thotë Gurwitch, “shpresoj t’i ndihmoni ata të kenë njëfarë ndjenje kontrolli për situatën.”
Për të ndihmuar fëmijët që luftojnë me këtë stres, mësuesit e shkollës duhet të praktikojnë fleksibilitetin me nxënësit në detyrat shkollore dhe të përpiqen të lidhen një-për-një me ta në mënyrë që të përcaktojnë se si t’i ndihmojnë më mirë.

“Të kesh mbështetje pozitive nga të rriturit në familjen e tyre, të kesh marrëdhënie pozitive me mësuesit dhe të ndihesh i lidhur me komunitetin shkollor në një farë mënyre, është shumë e mirë për rezultate pozitive të shëndetit mendor dhe në rezultate akademike për nxënësit.”-thotë Spinks-Franklin.

Është e vështirë të thuash se cili do të jetë ndikimi i qëndrueshëm i pandemisë tek fëmijët dhe zhvillimi i tyre mendor dhe shkollor. Franklin vëren se, megjithëse psikologët mund të spekulojnë, ata nuk kanë ndonjë skenar të mëparshëm për të bërë krahasime. Në fund të fundit, mënyra më e mirë për të ndihmuar në edukimin e rezultateve pozitive afatgjata për mirëqenien e studentëve është të sigurohet që ata të kenë qasje në sistemet pozitive dhe të shëndetshme kundër Covid-19.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Në Mitrovicë u mbajt testi për një grup të mësimdhënësve që e përfunduan trajnimin

SBASHK organizoi testin për një grup të mësimdhënësve nga qyteti i Mitrovicës, të cilët...

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...