E diel, 24 Nëntor, 2024

Si ndikon hëna e plotë tek gjumi dhe sjellja e fëmijës

- Advertisement1-

Efektet e hënës së plotë tek njerëzit, sidomos tek fëmijët, kan qënë gjithmonë një pikpyetje e madhe për shkencën. Mitet dhe legjendat i lidhin fazën e hënës me njerëzit në mënyra të ndryshme – nga “transformimet në uqër” e deri tek privimi i gjumit.


Një studim i ri që u krye nga Spitali i Fëmijëve i Institutit Hulumtues Lindor të Ontario “Children’s Hospital of Eastern Ontario Research Institute” hyn në thellësi me të dy teoritë e përmëndura mësipër: nëse hëna e plotë të prish gjumin dhe, nëse ajo shkakton tek fëmijët hiperaktivitet.

- Advertisement -

Edhe pse prej shumë kohësh është menduar se hëna e plotë ndikon në sjelljen e fëmijëve dhe në gjumin e tyre, ky studim gjeti vetëm një detaj të vogël, vetëm tek njëra teori, ajo e gjumit.

“Kohëzgjatja e gjumit tek fëmija ndikoi vetëm 1 përqind, gati pesë minuta më pak kur hëna qe e plotë në krahasim me hënën e re, ndërsa sjelljet dhe aktivitetet e tyre nuk u luhatën aspak nga ky ciklël. Gjithsesi, ky studim nuk ishte i mirfilltë, fëmijët nuk u testuan gjatë gjithë muajit por vetëm pak ditë. Nëse prindërit duan të testojnë fëmijët e tyre, mund ta bëjnë fare mirë, thjesht prisni sa hëna të jetë e plotë. Të shtunën (nesër) hëna do të jetë në maksimumin e saj, me 99 përqind. Ju sugjerojmë të testoni sjelljen e fëmijës tuaj natën e së shtunës, më pas bëni krahasimin me ciklin e ri të hënës. Kjo gjë do tju ndihmojë të kuptoni më mirë fëmijën tuaj dhe ta kuptoni edhe vetë nga se buron gjithe ky hiperaktivitet dhe pagjumsi. Syri

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...