E diel, 19 Janar, 2025

Si mund të jepni mësim në mënyrë efektive duke mbajtur një maskë në fytyrë?

- Advertisement1-

Në pamje të parë, mbajtja e maskës është një problem shumë i madh, sepse nxënësit duhet të shikojnë shprehitë e fytyrës së mësuesit, për t’i kuptuar sa më mirë.

Ju ofrojmë disa mënyra si të shpjegoni duke mbajtur një maskë.

- Advertisement -

Në pamje të parë, mbajtja e maskës është një problem shumë i madh, sepse nxënësit duhet të shikojnë shprehitë e fytyrës së mësuesit, për t’i kuptuar sa më mirë.

Ata duhet të jenë në gjendje të deshifrojnë nuancat në shqiptimin tuaj, diapazonin e zërit dhe intonacionin. Ata duhet të jenë në gjendje të njohin zhgënjimet dhe kënaqësitë, entuziazmin dhe konfuzionin, së bashku me një milion shenja të tjera joverbale. Ata duhet të kuptojnë pse keni bërë pushim apo përse vëzhgimi juaj është hedhur diku tutje. Shumëçka do të humbasë. Ndaj, mbajtja e maskës nuk është pjesë e një situate krejtësisht normale.

Përmes këtyre këshillave, ju mund të ruani efikasitetin e mësimdhënies.

1- Flisni më pak

Në rrethana normale, shumica e mësuesve flasin shumë. Ata shpjegojnë shumë, si dhe ripërsërisin. Ata rrëfejnë, kujtojnë dhe përsërisin pa pushim. Në këtë mënyrë, mbajtja e një maske bëhet shumë shqetësuese. Ndaj, duhet të flisni më pak. Mjafton që të shpjegoni gjithçka rreth temës mësimore, sa më thjeshtë të jetë e mundur.

- Advertisement -rrrrrrr

2- Ilustroni gjithçka

Në vend që të flisni, veproni, ilustroni gjithçka, të paktën derisa nxënësit tuaj të jenë në gjendje të kryejnë të njejtat aktivitete vetë. Ju mund të përfshini disa fjalë përshkruese ndërsa krahasoni, por krahasimi në heshtje është veçanërisht i efektshëm. Imitimi është një nga mënyrat më të mira.

Krahasimi nuk nënkupton kufizimin e vetvetes në modele të përcaktuara dhe procedura të përsëritura vazhdimisht. Ju këshillojmë të përdorni një projektor, i cili do ju ndihmojë të flisni më pak, por të shpjegoni më shumë.

3- Mësimdhënie e pavarur

Gjatë COVID-19 nxënësit duhet të mësohen të pavarur. Kjo kërkon shumë pjekuri, përqndrim nga ana e nxënësve, një kohë më të gjatë në dispozicion. Gjeni mënyrat për të kuptuar nëse nxënësit ju ndjekin dhe ju kuptojnë. Pajisini nxënësit tuaj me përgjegjësinë për punën dhe ndiqini në distancë.

Burimi: smartclassroommanagement.com

Portali Shkollor

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...