Izdri Qorkolli nga Fushë Kosovë i ka ndaluar nga shkollim tre fëmijët e tij për shkak se siç thotë ai nuk mori parat për blerjen e librave si dhe punën të cilën e ushtronte duke bartë nxënësit në shkollë me kombi-bus e ndërpreu pasi vendimit të Komunës për ndalimin e hyrjeve me automjete brenda shkollave. Por nga kjo komunë se ky vendim është marrë për sigurinë e nxënësve.
Është java e tretë që nga fillimi i vitit të ri shkollor.
Por këtë shtator në bankat shkollore nuk u ulën tre fëmijët e Izdrit Qorkollit nga fshati fshati Kozmin në Fushë Kosovë.
Qorkolli i cili i takon komunitetit ashkali nuk po i dërgon fëmijët në shkollën “Selman Riza” në Fushë Kosovë për disa arsye.
Një nga to është mos marrja e subvencioneve për libra, kjo pasi aplikoi me vonese.
“Na kemi apliku qitash se nuk jemi kane këndej kemi apliku nuk me kanë dal paret shkak që nuk me kanë dal paret nuk i kam dërgua fëmijët qysh me dërgua pa libra pa çanta në shkollë, kam apliku këtë xhuma dmth që një jave e tri katër ditë janë bërë”, tha prindi – Idriz Qorkolli.
Izdri Qorkolli më herët barte nxënësit nga fshati Kozmin deri tek shkolla “Selman Riza”.
Por që nga marrja e vendimit që automjetet të mos hynë brenda oborrit të shkollës, ky prind ka vendosur të mos e ushtrojë këtë detyrë edhe të ia ndërpres fëmijëve mësimin e obligueshëm.
Krejt kjo pasi gjendja ekonomike i është rënduar.
Drejtori i shkollës “ Selman Riza”, Esad Simnica thotë se në vitin shkollor paraprak ishte takuar me Qorkollin nga i cili kishte marrë kërcënim që do të ia ndërpresë fëmijëve shkollimin.
“Unë personalisht kam biseduar një herë me këtë prindin,në vitin shkollor paraprak. Ky e ka marrë si kërcenim se gjoja se nuk do të sjelli fëmijët nuk kam më shumë informacione, me grupin për parandalimin e braktisjeve dhe mësimdhënësve jemi vigjilent”, tha Simnica.
E drejtori i arsimit në komunën e Fushë Kosovë, Fatlum Berisha, thotë se vendimi për ndalimin e veturave në oborrin e shkollës është marrë për sigurinë e fëmijëve.
“Zyrtarisht nga shkolla nuk e kam këtë informatë por nëse prindi thotë se nëse është ndalu zhvillimi i mësimit nga fëmijët për shkak të ndalimit të hyrjes në oborrin e shkollës ku numri i nxënësve është mbi 1500 kjo qëndron, se për neve më rendësi është siguria e nxënësve jo parkimi i veturave në oborrin e shkollës”, tha drejtori i arsimit në Fushë-Kosovë, Fatlum Berisha.
Nga organizata e Ballkansunflowers, shpresojnë që 3 nxënësit e shkollës “Selman Riza” të kthehen në bankat shkollore.
“Kam biseduar me atë prindin dhe jam mundu me bind që fëmijët me dergu në shkollë por tek ai ekziston edhe një mllef tjetër që nuk e di arsyen. Po besoj që shumë shpejt kam me kthy fëmijët se nuk mundet me marrë subvencion dhe mos me qu fëmijët në shkollë”, tha Rrahman Stullaku.
Shkollimi i detyruar në Kosovë sipas ligjit për shkollimin paraunivesitar fillon nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.
https://www.facebook.com/share/v/KZPbEB8mjPg1ta13/?mibextid=oFDknk