E martë, 25 Shkurt, 2025

“Si më vendosi notën 1-sh në ditar profesori i Fizikës në javën e parë të shtatorit veç pse nuk kisha mundësi ta bleja librin”

- Advertisement1-

Drejtori i Arsimit në Rahovec, Avni Morina, duke ndërlidhur situatën me mungesën e librave, është kthyer në kohë dhe ka treguar një ngjarje që i kishte ndodhur kur ishte në vitin e parë të shkollësë mesme.

Drejtori Morina ka treguar se si në fillim të vitit shkollor 1988/89, profesori i fizikës i asaj kohe i kishte vënë notën 1 në ditar, në rubrikën e notave, që në javën e parë të shtatorit, kjo për shkak se nuk kishte mundësi t’i blinte të gjitha librat, e që në këtë rast as librin e fizikës.

- Advertisement -

Ai tregon se si ishte i përkushtuar në mësime ku udhëtonte çdo ditë 20 kilometra dhe nuk mungonte asnjëherë dhe në fund të gjysmëvjetorit të parë mezi kishte arritur që notën e dobët në Fizikë ta përmirësojë në notën 3, shkruan AlbanianEducation.net.

Drejtori Morina uron që nxënësit e sotëm të mos ndëshkohen që në javën e parë të shtatorit nga mësimdhënësit e tyre, për shkak të mungesës së librave!

Postimi i tij i plotë:

RETROSPEKTIVË

Njëherë e në një kohë, konkretisht në fillim të vitit shkollor 1988/89, atëherë kur unë isha nxënës i vitit të parë të shkollës së mesme, profesori i fizikës i asaj kohe më pati vënë notën 1 në ditar, në rubrikën e notave, që në javën e parë të shtatorit.

Arsyeja ishte e thjeshtë. Familja ime, në fukarallëkun e asaj kohe nuk kishte para për të m’i blerë të gjithë librat, e po ashtu edhe librin e fizikës, për mungesën e të cilit unë si nxënës u ndëshkova, edhe pse isha i përkushtuar të mësoj sa më shumë.

- Advertisement -rrrrrrr

Udhëtoja çdo ditë në këmbë nga 20 km rrugë (Relacioni Vrajakë – Nashpallë- Pataqan i Epërm – Rahovec) për të mos munguar asnjë ditë në shkollë, në mënyrë që të isha i rregullt në mësime.

Muajt kalonin dhe unë e di se ç’kam hequr derisa atë notë të dobët e përmirësova nga nota e dobët 1, në notën e mirë 3, në fund të gjysmëvjetorit të parë.

Ndërkohë, në muajt pasues u pajisa disi me librat dhe vazhdoja të mësoja shumë e më shumë dhe si rezultat i atij angazhimi, të gjitha notat e mia (edhe nota e lëndës së fizikës) në fund të vitit shkollor ishin nota të shkëlqyeshme.

Sot, pas shumë vitesh më shumë se asnjëherë më parë më vajti mendja tek ajo notë e dobët, të cilën e pata marrë në javën e parë të shtatorit për shkak se nuk kisha libër të fizikës.

Sot, kur unë jam me gradë shkencore në fushën e fizikës, e kujtoj me mall atë notë të dobët në lëndën e fizikës.

P.s: Uroj që nxënësit e sotëm të mos ndëshkohen që në javën e parë të shtatorit nga mësimdhënësit e tyre, për shkak të mungesës së librave!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Votoni për Emin Hoxha – mund të bëhet mësuesi më i preferuar i Amerikës

Shqiptari që jeton në SHBA, Emin Hoxha është në garë për mësuesin e preferuar...

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...