E diel, 19 Janar, 2025

Si kanë ndikuar rrjetet sociale në trurin e fëmijëve gjatë pandemisë

- Advertisement1-

Gjatë periudhës së karantinës shumë fëmijë dhe adoleshentë gjetën “rrugëdalje” tek bota e teknologjisë dhe rrjeteve sociale.


Duke kaluar shumë kohë para ekraneve të telefonave, adoleshentët adabtuan një sjellje tjetër me problematika si mbyllja në vetvete dhe vështirësi në komunikim me persona të therë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

- Advertisement -

Folësja motivuese, Bona Miekely thotë në “Ditë e Re” se teknologjia dhe rrjete sociale dëmtojnë trurin e fëmijëve, duke i ofruar atyre informacion të gatshëm.

“Edhe pse gjatë karantinës koha u zgjat shumë brenda në shtëpi, fëmijët gjetën botën e tyre dhe kjo botë ka qenë bota e teknologjisë. Truri i fëmijëve është shumë elastik, mund të ndryshojë brenda 20 viteve.

Teknologjia, mediet sociale po e dobësojnë trurin e fëmijës, sepse po i japin fëmijës informacionin e gatshëm. Adoleshentët kanë më tepër tendencën të rrinë përpara monitorit për një kohë të gjatë dhe nëse ti do të bësh një bisedë më ata, atëherë vëmendja përqendrimi i tyre është shumë i vogël.

Fëmijët kalojnë kohë në ekranet e telefonave edhe kur bëjnë mësim, pasi mësimi është online. Fëmijët, adoleshentët qendrojnë deri në 10 orë para ekranit të telefonave në ditë. Fëmija nuk di të komunikojë me të tjerët. Do të jetë asocial. Truri do të adabtohet në një mënyrë që e vështirëson fëmijën të komunikojë drejtpërdrejtë me të tjerët”, u shpreh Bona Miekely.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...