Kur vjen një anëtar i ri në familje përgjegjësitë shumëfishohen dhe na t`i sigurojmë fëmijët të rriten të sigurt. Ti mund të kesh marrë masat e tua, por mund të kesh harruar diçka.
Pediatrët i dinë të gjitha mënyrat e përshtatshme për të garantuar sigurinë e foshnjave, hidhju një sy si i mbrojnë ata fëmijët e tyre nga rreziqet brenda shtëpisë.
Uluni këmba-dorës dhe shikojini gjërat me syrin e fëmijës
Kështu do i kuptosh më mirë rreziqet. Thjesht zvarrituni në të gjithë shtëpinë dhe hiqni gjithçka që ju prek dora.
Bëni provën e letrës higjienike
Ekziston një metodë kurioze për të provuar nëse sendet në shtëpinë tuaj mund të paraqesin rrezik mbytjeje për fëmijën. Metoda e tubit të letrës higjienike është aq e lehtë sa tingëllon: nëse një lodër ose ndonjë objekt tjetër mund të futet përmes tubit të një letre higjienike, atëherë ajo duhet të qëndrojë larg fëmijës tuaj.
Mos mbani arush ose batanije në krevatin e fëmijës
Është vërtet e rëndësishme që fëmija juaj të flejë në një vend të sigurt, pa asnjë lodër, batanije dhe jastëk. Mund të jenë të lezetshme, duhet ta mbani krevatin foshnjës bosh në çdo kohë.
Vizitorët do të vijnë rregullisht kur të bëheni me fëmijë, se duan të shikojnë vogëlushin, por kujdes me çantat apo palltot e tyre. Fëmija mund t`i tërheq nëse i arrin.
Merre të tillë që nuk nxehet nga jashtë, pasi fëmija mund të djegë padashje dorën ose këmbët.
Sigurohuni që televizori të jetë i ngjitur në mur
Televizori mund të përbëjë rrezik për sigurinë e fëmijës. Imazhet shumëngjyrëshe dhe tingujt interesantë mund të jenë tërheqës për të voglin tuaj, prandaj sigurohuni që ta vini në mur.
Mos i shtroni mbulesë tavolinës
Fëmija mund ta tërheqë e të digjet me gjellën, lëre pastaj rrëmujën apo mbetjen pa darkë.
Mos i mbani lodrat në kuti
Fëmija mund të zërë dorën duke u përpjekur ta hapë apo ta mbyllë.
Mbajeni frigoriferin të pastër
Hiqi gjithë ato souvenirët që ke marrë nëpër udhëtime. Ndonjëherë magneti shqitet dhe mund të përbëjë rrezik serioz për fëmijën.
Kujdes me ushqimin e kafshëve
Ato bëhen miq të mirë me fëmijën dhe mund të duan të ndajnë ushqimin bashkë, ndaj kujdes.
Një pediatër i kushton shumë rëndësi këtyre masave.
*Artikulli i Bright Side u përshtat në shqip nga Tiranapost.al