Si i la Qeveria mbi 17 mijë studentë pa shtesa të 100 eurove?

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës, në fund të muajit nëntor të vitit 2022 dha një lajm shumë të mirë për studentët. U ekzekutuan nga 100 euro për studentët në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin.

- paragrafi 1 -

Kështu kishte njoftuar ministri i Financave, Hekuran Murati i cili tha se 50 mijë e 778 studentë kanë përfituar nga kjo Pako.

- Advertisement -

Mirëpo, jo të gjithë studentët përfituan nga kjo mbështetje e Qeverisë. Pas ekzekutimit të shtesave, filluan ankesat e studentëve të cilët ani pse kanë aplikuar në e-Kosova, në xhirollogarinë bankare nuk pranuan paratë.

F.B nga Lipjani, studente e rregullt në vitin e tretë, është ankuar pasi që herën e dytë nuk i ka pranuar paratë nga mbështetja e Qeverisë.

Ajo për Insajderin tha se aplikimi ka qenë në rregull, por që kur ka filluar ekzekutimi i shtesave, nuk ka pranuar 100 euro në xhirollogari.

- Advertisement -

Tutje ajo tha se ka paraqitur ankesë, derisa tregoi se ka pranuar një email nga Ministria e Financave, ku thuhet se refuzohet kërkesa e aplikuesve në listën në listën nga numri rendor 01-17,115 për subvencionimin e shumes në vlerë prej 100 euro.

Që sipas këtij vendimi do të thotë se 17, 115 studentave iu është refuzuar kërkesa e aplikimit.

“Refuzohet kërkesa e aplikuesve në listën në listën nga numri redor 01-17,115 për subvencionimin e shumes në vlerë prej njëqind euro 100 euro, në formën e njëhershme për studentët në përputhje me kriteret dhe kushtet e përcaktuara në Vendimin Nr. 30-3/2022 të dt 19.10.2022 të Ministrit të Financave, si e pabazuar”, thuhet në Vendimin e siguruar nga Gazeta Insajderi.

Ndërkohë që edhe prindi i studentes, F.B është shprehur i zhgënjyer, pasi siç e quan ai kjo është një manipulim i Qeverisë.

Ne si prind jemi te zhgënjyer me manipulimin e Qeverise. Duke shpresuar se mjetet e premtuara te Qeverisë sadopak do na lehtesojnë shpenzimet për studentë”, tha babai i studentes F.B për Insajderin.

Derisa, F.B nuk është e vetmja studente që ankohet për mos marrjen e 100 eurove nga Pakoja e Qeverisë. Në grupin Network Prishtina ka pasur reagime dhe ankesa të shumta, nga studentët.

“A ka ende student/e te cilet nuk ju kane dalur ende subvencionet e parapara nga qeveria veçanerisht ata/ato te fakulteteve private?Une ju kam shkruar email E-Kosoves te cilet me drejtuan tek Ministria e financave, e aty mora pergjigjen qe ende nuk i kane marr te dhenat nga fakulteti i IBCM Mitrovice per miratimin e te dhenave per studentet aktiv. Mirepo ka kaluar me shume se nje jave nga kjo pergjigje dhe parat nuk kane dalur ende”, ka shkruar një studente

Madje edhe profilin e Ministrit Murati e patën vërshuar komentet e tyre, duke kërkuar një përgjigjje nga ai se pse ende nuk iu kanë dalur shtesat si pjesës tjetër të studentëve.