E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Si është të lindësh në kohën e Covid-19? Rrëfimet e disa nënave të reja

- Advertisement1-

Pa dyshim që nënat e reja po përballen me një realitet të ashpër këtë periudhë.

Kontakti me maskë, shmangia e vendeve publike, mbingarkesë dezinformimi, përkeqësimi i koronavirusit këtë sezon – të gjitha këto mund të ndikojnë në rritjen e ankthit dhe depresionit.

- Advertisement -

Pyetja më e madhe e nënave shtatzënë në këtë kohë është “Si do të jetë përvoja ime e lindjes në këtë periudhë, a do të ketë rrezik për fëmijën tim?”.

Më poshtë do të gjeni disa rrëfime te nënave të reja që kanë kaluar përvojën e lindjes në periudhën më të vështirë të pandemisë. Eksperiencat e tyre janë të vështira, të frikshme, por të gjitha përfundojnë me sukses, edhe pse në një kohë shumë të vështirë.

Melanie N., Washington: “Kur dëgjova se nuk mund të kryeja lindjen në ujë u shkatërrova. Nuk mund të kisha afër as maminë që do kujdesej për mua, kjo ndikoi në rritjen e ankthit dhe të frikës. Në atë moment supozova se e gjithë përvoja ime e lindjes dhe jeta e vajzës sime do të përcaktohej nga pandemia. Gjatë orëve të lindjes, unë mendoja vetëm për të. Doja ta shikoja dhe t’i nuhasja aromën. Pranë meje pata një staf infermieresh mbështetëse dhe mjekë inkurajues dhe më pas foshnjën e shëndetshme. Kështu që më duhet t’ju them gjithë nënave të reja që sapo të lindë fëmija dhe ta dini se gjithçka është në rregull, nuk do t’ju interesojë se si ka ndodhur.”

Carly W.: “Mendimi për të lindur në dhomën e ndenjes dukej tmerrues përpara kësaj periudhe. Kur shteti hyri në bllokim, ankthi im arriti kulmin. Bashkëshorti mundohej të më qetësonte duke më thënë që një mami do të kujdesej për mua. Nuk e kisha menduar kurrë që këto rrethana të frikshme globale do të më jepnin më shumë fuqi dhe të më shpërblenin me një lindje të frikshme dhe të bukur në të njëjtën kohë. Kordonin e fëmijës e preu bashkëshorti im dhe ma solli në gjoksin tim. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë paqen dhe bukurinë e pabesueshme të kësaj përvoje.”

Sadie S., New York: “Para se të lindja më 3 prill, në të vërtëtë isha më e stresuar nga reagimet e njerëzve të tjerë. “Na vjen shumë keq për ty” më thoshin. Doja të bërtisja dhe të thosha që nuk kam nevojë për mëshirën e tyre. Sigurisht kishte shumë gjëra për t’u shqetësuar, por unë vendosa të mbaj një qëndrim pozitiv. Gjatë gjithë kohës mendoja se gjithçka do të shkojë mirë. Dhe vërtet që shkoi më mirë nga se e prisja. Ju them që mos i lejoni të tjerët t’ju krijojnë panik!”

Brit T., Kanada: “Unë e dija që të kisha një fëmijë gjatë COVID-19 do të ishte ndryshe. Përvoja në spital nuk ishte shumë e keqe. Ajo për të cilën nuk isha përgatitur ishte izlolimi në shtëpi, askush nuk më vizitonte dhe të gjitha komunikimet ishin me video-call. U them të gjitha grave që do të përballen me lindjen javët e ardhshme, mos u shqetësoni! Spitali është më mirë pa vizitorë, pasi jeni më të qeta dhe më të përqëndruara pas procesit të lindjes.”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vajzë apo djalë? 9 mënyra si të zbuloni gjininë e bebit tuaj ende pa bërë ekon te mjeku

Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta...

Tremujori i dytë i shtatzënisë: Karakteristikat dhe zhvillimi i foshnjës tuaj

Zhvillimi i foshnjës në tremujorin e dytë të shtatzënisë është i mahnitshëm! Jo vetëm që...

Kalciumi një nga vitaminat esenciale për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

Acidi folik, hekuri e kalciumi janë tre nga llojet përbërese të vitaminave prenatale. Këto...

Ky shtet ndalon abortin me ligj. 3 rastet e vetme kur e lejon

Guvernatori i Oklahomas Kevin Stitt firmosi të mërkurën ligjin e ndalimit më të rreptë...