E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Si është të bëhesh nënë pas të dyzetave

- Advertisement1-

“Isha në aeroport me vajzën time, 2 vjeçe. Ajo kishte pak etje dhe kishte filluar të bënte pak naze dhe kapriço. Në atë moment një punonjës mu afrua dhe më tha: Eh nipërit, janë një bekim i vërtetë, imagjino që unë kam 4. Ishte pikërisht ky momenti kur kuptova se çfarë mendimi që do të kishin të tjerët për mua, të ditëve në vazhdim . Ata do të mendonin se kishin përballë një gjyshe dhe një një nëne.

Historia e gazetares Sara Dougher, në faqet e New York Times, është një udhëtim i komplikuar në botën e mëmësisë ndryshe nga ai i zakonshmi.

- Advertisement -

Kur ajo ishte në të tridhjetat e saj dhe mund ta merrte në konsideratë mundësinë për t’u bërë nënë bashkë me të fejuarën e saj, i ishte shfaqur një tumor. Karriera si muzikante që ajo kishte nisur, nuk e bëri të pendohej që duhej të shtynte idenë për t’u bërë prind. Dougher mund t’i dedikohej punës dhe të arrinte objektivat e saj. Por sëmundja i hapi asaj plagë të thella dhe e çoi në depresion. Alkoli i ishte dukur një ngushëllim i mirë për gati 10 vjet. Jeta e shkujdesur dhe radioterapia ecnin dorë për dore në ekzistencën e saj.

“Arsyeja e konsumimit të alkolit ishte në thelb një kërkesë e pashprehur, por kanceri im ishte i padukshëm dhe dobësia ime fizike dhe alkoolizmi u pane si një dështim moral. Më në fund, në të 40-at, sëmundja ishte duke u dobësuar dhe hoqa dorë nga pija” shprehej Dougher.

Në këtë pike, dëshira për të patur fëmijë, u bë urgjente për Dougher, dhe filloi procedurën për të asistuar në fekondim. Mundësitë e saj për t’u riprodhuar sigurisht që janë më të ulëta, por ajo gjeti një partner që vendosi të bashkëpunojë dhe provoi ekzamiminimet e para ekografike. Proçedura dështoi dhe pas dy tentativave të tjera me fekondim in vitro, ajo vendosi të kërkojë ndihmë nga një grua më e re, që ajo të “dhuronte” vezët e saj me pagesë. Dhe ja shtatzania ndodhi, në moshën 44 vjeçare.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...