Si është ajo si vjehrrë? Valbona Selimllari flet për marrëdhënien me të dashurën e djalit

- Advertisement -

Valbona Selimllari erdhi shumë ndryshe sot në emisionin “N’fermë”.

- paragrafi 1 -

Veçse u përshtat me ambientin ‘country’ në veshje, Valbonën e pamë edhe të drejtojë zetorin dhe të bëjë punë fshati.

- Advertisement -

Mund të na e kishte marrë mendja se edhe me flokët e çrregullt, xhinse dhe këmishë me kuadrate, ajo do të dukej po aq bukur sa me fustanet e gjatë e gjithë sharm me të cilët shfaqet zakonisht në televizion.

640 0 5fbab3ca2142d

Kjo intervistë na tregoi edhe një anë të panjohur të Valbonës, e cila foli për marrëdhënien që ka me fëmijët dhe me të dashurën e djalit të madh, Denit. Ajo rrëfeu se është munduar të gjejë balancën mes të qenit shoqe dhe nënë me tre fëmijët e saj. Ndërsa tani ka filluar të provojë edhe ndjesinë e të qenit vjehrrë.

- Advertisement -

E pyetur se si do ndihet kur i biri t’i sjellë një vajzë në shtëpi, Valbona rrëfeu se e ka një eksperiencë, pasi djali i madh e ka një shoqe me të cilën e ka prezantuar.

“Ka një shoqe që kam përshtypjen që e do shumë. Kur ma tha në fillim thashë: ‘[Je] shumë i vogël’… E kam takuar dhe njihemi. Ajo ndihet shumë mirë me mua”, -u shpreh Valbona, ndërsa fillimisht tregoi se nuk do ta gjykonte kurrë nga pamja partneren e të birit, edhe pse vetë njihet si një nga vajzat më të bukura në Shqipëri.

“Unë nuk e kam parë kurrë si të rëndësishme bukurinë e njeriut. Unë nuk dua të më vijë një vajzë e bukur, dua të më vijë një vajzë e mirë në shtëpi. Por unë do ta dua sido që të jetë përderisa e do Deni. Nuk kam asnjë problem me këtë gjë. Zgjedhjet do të jenë të tij. Ai do zgjedhë, ai do jetojë, ai do jetë i përgjegjshëm, do pësojë… shpresojmë që jo. Unë do jem aty që ta mbështes sa herë që ai të ketë nevojë.”

640 0 5fbab3cc9f313

Ndërsa në fund Valbona është shprehur se lum ajo që do të shkojë në derën e saj, sepse është një shoqe shumë e mirë.