E diel, 24 Nëntor, 2024

Si duhet të flisni me fëmijët rreth Covid-19?

- Advertisement1-

Mund të ketë shumë prindër të mirë, por në situata të tilla askush nuk mund të bëjë një punë të përsosur.

Vihet re rritja e ankthit tek fëmijët. Lajmet e përditshme rreth Covid-19 po ndikojnë edhe tek ata, duke i stimuluar të mendojnë më shumë për virusin vdekjeprurës dhe rrjedhimisht mund të mendojnë se ‘të gjithë do të vdesin nga Covid-19’.

- Advertisement -

Është shumë e rëndësishme mënyra se si komunikoni me fëmijën tuaj këtë periudhë. Këtu janë disa sugjerime për të bërë të mundshëm një komunikim funksional:

Jini qetësues në një mënyrë të ndershme

Do të jetë mirë të thoni që nuk e dini saktësisht pse rregullat vazhdojnë të ndryshojnë. Është më mirë në fakt, sesa të pretendoni se e dini pse. Megjithatë, mund të thoni se: ‘Çdo ditë po mësojmë më shumë për këtë virus krejtësisht të ri dhe kështu do të jemi në gjendje të gjejmë mënyra të reja dhe më të mira për t’u përgjigjur’. Kjo e bën diferencën e rregullave diçka pozitive, më shumë sesa negative.

Merrni kohë për të dëgjuar këndvështrimin e tyre

Është normale të supozojmë se njerëzit e tjerë i shohin gjërat siç i shohim ne, por e kemi gabim pothuajse gjithmonë kur ai personi tjetër është fëmijë. Fëmijët e ndërtojnë botën në mënyrën e tyre dhe shpesh kanë perceptime shumë të ndryshme nga tonat. Kur fëmija juaj thotë se është i shqetësuar, pyetini saktësisht pse dhe kuptoni se nga çfarë kanë më shumë frikë. Mos nxitoni t’i ofroni siguri ose këshilla. Së pari, vetëm dëgjoni!

Shmangni fajin

- Advertisement -rrrrrrr

Theksoni se askush nuk është fajtor në situatën aktuale dhe që të gjithë po bëjnë më të mirën – por ajo që quhet ‘më e mira’ vazhdon të ndryshojë. Tregojuni fëmijëve se ata bëjnë gjënë e duhur kur ndjekin rregullat çdo ditë. Sigurohuni që ata ta dinë që jeni krenarë për ta në lidhje me këtë.

Bëhuni një model i mirë

Sjellja, si dhe gjendja shpirtërore, u flet fëmijëve më shumë se fjalët tuaja. Mbajini sa më të informuar të jetë e mundur, ndiqni udhëzimet sa më mirë që të jetë e mundur, shmangni fajin dhe trajtojini të tjerët me mirësjellje dhe respekt.

Më e rëndësishmja nga të gjitha: kujtojuni fëmijëve çdo ditë se sa i doni ata dhe sa krenarë jeni për përpjekjet e tyre.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...