E premte, 26 Korrik, 2024

Shumicën e gjeneve fëmijët i marrin prej gjyshes nga ana e nënës!

- Advertisement1-

Gjyshet nga ana e nënës janë speciale dhe kanë lidhje të veçantë me nipërit e mbesat e tyre.


Ato luajnë rol të rëndësishëm në jetën e tyre, edhe në nivel emocional edhe në atë gjenetik.

- Advertisement -

Edhe atëherë kur nuk kalojnë shumë kohë me gjyshet e tyre nga ana e nënës, lidhja mes tyre nuk zhduket asnëherë, e kjo është kështu sepse fëmijët e trashëgojnë ADN-në e saj, temperamentin, shijen dhe emocionet.

Alehandro Jodorovski, eseist kilian, ka shkruar librin “Metagjeneologjia: zbulimi i vetes përmes psikomagjisë dhe trungut familjar”, në të cilin e sqaron ndikimin gjenetik të gjysheve nga ana e nënës, sepse gjenet mund t’i kapërcejnë gjeneratat, kështu që nga gjyshja e gjyshi të kalojnë tek nipërit e mbesat.

Sipas Alehandros, gjenet që fëmijët i marrin në mitrën e nënës së tyre vijnë drejtpërdrejtë nga gjyshja. Mes të gjitha gjysheve, gjyshërve dhe kushërinjëve, gjyshja nga ana e nënës është më përgjegjëse për trashëgimin e gjeneve.

Mesatarisht, rreth 25% të ADN-së e kemi të përbashkët me gjyshet e gjyshërit.

Fëmijët i trashëgojnë edhe përvojat emocionale të gjyshes nga nëna. Emocionet që gjyshja ka ndjerë kur ka qenë shtatzënë me vajzën e saj mund të transmetohen tek nipërit e mbesat, sepse emocionet mund të “incizohen” në ADN dhe të mbeten aty, edhe nëse kapërcejnë një gjeneratë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...