E diel, 19 Janar, 2025

Shumicën e gjeneve fëmijët i marrin prej gjyshes nga ana e nënës

- Advertisement1-

Gjyshet nga ana e nënës janë speciale dhe kanë lidhje të veçantë me nipërit e mbesat e tyre.


Ato luajnë rol të rëndësishëm në jetën e tyre, edhe në nivel emocional edhe në atë gjenetik. Edhe atëherë kur nuk kalojnë shumë kohë me gjyshet e tyre nga ana e nënës, lidhja mes tyre nuk zhduket asnëherë, e kjo është kështu sepse fëmijët e trashëgojnë ADN-në e saj, temperamentin, shijen dhe emocionet.

- Advertisement -

Alehandro Jodorovski, eseist kilian, ka shkruar librin “Metagjeneologjia: zbulimi i vetes përmes psikomagjisë dhe trungut familjar”, në të cilin e sqaron ndikimin gjenetik të gjysheve nga ana e nënës, sepse gjenet mund t’i kapërcejnë gjeneratat, kështu që nga gjyshja e gjyshi të kalojnë tek nipërit e mbesat.

Sipas Alehandros, gjenet që fëmijët i marrin në mitrën e nënës së tyre vijnë drejtpërdrejtë nga gjyshja. Mes të gjitha gjysheve, gjyshërve dhe kushërinjëve, gjyshja nga ana e nënës është më përgjegjëse për trashëgimin e gjeneve.

Mesatarisht, rreth 25% të ADN-së e kemi të përbashkët me gjyshet e gjyshërit.

Fëmijët i trashëgojnë edhe përvojat emocionale të gjyshes nga nëna. Emocionet që gjyshja ka ndjerë kur ka qenë shtatzënë me vajzën e saj mund të transmetohen tek nipërit e mbesat, sepse emocionet mund të “incizohen” në ADN dhe të mbeten aty, edhe nëse kapërcejnë një gjeneratë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...