E diel, 19 Janar, 2025

Shumica e mësimdhënësve zhvilluan sot mësimin, vjen reagimi i Rrahman Jasharajt

- Advertisement1-

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se pasdite do t’i grumbullojnë raportet nga komunat dhe të shohin se sa është numri i shkollave apo mësimdhënësve që iu kanë përgjigjur kërkesës së MASHTI-t për të filluar me kompensimin orëve të humbura gjatë grevës së përgjithshme, muajin e kaluar.

“Në orët e pasdites SBASHK do të mbaj takimin e radhës on-line dhe do të kemi raporte nga komunat që do t’ua dërgojmë medieve përmes komunikatës për medie”, është përgjigjur shkurt Jasharaj

- Advertisement -

Zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës së përgjithshme në Kosovë ku ishte i përfshirë edhe sektori i arsimit parauniversitar e ka kërkuar Ministria e Arsimit.

Një gjë të tillë e ka kundërshtuar SBASHK-u, me arsyetimin se orët e humbura sipas Kontratës Kolektive të Arsimit, nuk zëvendësohen./Tëvë1/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...