E diel, 19 Janar, 2025

“Shumica e drejtorëve në shkolla janë të zgjedhur politikisht”

- Advertisement1-

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, tha se është detyrë e SBASHK-ut t’i mbrojë interesat e punëtorëve.

Në diskutim e sipër, ajo tha se ka shumë raste kur mësimdhënësve u është shkelur e drejta nga vetë kryetarët e komunave, pasi siç tha ajo, shumë drejtorë në shkolla të ndryshme janë të zgjedhur politikisht.

- Advertisement -

“A është cenim i të drejtës së punëtorit nëse në një drejtori komunale vijnë me listë të preferuarit e kryetarit të komunës dhe zgjidhen politikisht? A është e drejtë e SBASHK-ut e atyre që janë brenda të thonë “kadale, iu është shkelë e drejta tre apo katër të tjerëve. SBASHK-u duhet t’i përfaqësojë të drejtat e punëtorëve në rast se drejtori i zgjedhur politik, u shkel të drejtën mësimdhënësve. Ka shumë raste të mësimdhënësve që u shkelet e drejta nga drejtorët politik të zgjedhur nga kryetarët e komunave, në kohë të fushatave, në kohë të zgjedhjeve, e pas proceseve zgjedhore”, tha Kusari – Lila në emisionin “Këndi i Debatit”.Tutje, ajo tha se kualiteti i mësimdhënies dhe i mësimnxënies, mund të përmirësohen vetëm kur lejohen hapat në reformë në arsim.

Kompania turistike Barileva Turist falënderon diasporën për 35 vjet bashkë rrugëtim

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...